schema:text
| - Artikulli i publikuar në Ditën e Rrenave, ripublikohet 16 muaj më vonë
Deklarata
Çfarë Po Ndodh!? Albin Kurti ‘Kun.dër’ Vjosa Osmanit Afrohet Me Ramushin
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi i publikuar me titull “Çfarë Po Ndodh!? Albin Kurti ‘Kun.dër’ Vjosa Osmanit Afrohet Me Ramushin!!” është i rremë. I njëjti artikull ishte publikuar me 1 prill 2021 në Gazeten Zëri, në Ditën e Rrenave dhe ishte përmendur që ishte satirë. Kurse, më 17 korrik 2022 është ripublikuar si lajm i vërtetë. Falsifikimi i materialeve burimore gjatë ripublikimit është i ndaluar. Mediat gjatë ripublikimit duhet të sigurohen që materialet t’i publikojnë të plota dhe me të gjitha informacionet përfshirë informacionet që lajmet mund të jenë satirë.
Artikulli
“Çfarë Po Ndodh!? Albin Kurti ‘Kun.dër’ Vjosa Osmanit Afrohet Me Ramushin!!!….”, ky është titulli i lajmit të cilin portali haberreport e ka vendosur në lajmin për kinse prishjen e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Gazeta Zëri e kishte publikuar lajmin e njëjtë më 1 prill 2021, në Ditën e Rrenave dhe e njëjët kishte treguar se është satirë për të shënuar këtë ditë. Publikimi ishte bërë në kohën kur Vjosa Osmani ende nuk ishte zgjedhur presidente e vendit, por vetëm kishte garuar në një listë të përbashkët me partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
I njëjti lajm është ripublikuar sërish më 17 korrik 2022, në kohën kur Vjosa Osmani është presidente e Kosovës, ndërsa Albin Kurti e udhëheq qeverinë, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Lajmi i ripublikuar më 17 korrik 2022, nuk mbështetet në burime. Aty thuhet se LVV do ta mbështesë Ramush Haradinajn për president.
Artikulli ishte i rremë në kohën e publikimit, por edhe tash kur ai është ripublikuar.
Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës më 4 prill të vitit 2021.
|