Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM
Rrena për deklaratën e Albin Kurtit
Deklarata
Na falë zot se kemi rrejtë dhe kemi mashtru
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “Na falë zot se kemi rrejtë dhe kemi mashtru” është i rremë. Krypometri ka verifikuar me burime zyrtare se një deklaratë e tillë nuk është thënë as nga Kryeministri Kurti e as nga Presidentja Osmani.
Artikulli
Me 10/11/2023 faqja në Facebook me emrin ‘Në Preshevë’ ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani. Në këtë fotografi është i vendosur mbishkrimi ‘Na falë zot se kemi rrejtë dhe kemi mashtru’, duke pretenduar se këtë e ka thënë Kurti.
Krypometër ka verifikuar nëse kjo fotografi është e vërtetë dhe teksti i saj është përmbajtje e vërtetë e thënë nga Kryeministri dhe Presidentja.
Krypometër fillimisht ka verifikuar se fotografia në të cilën presidentija dhe kryeministri shihen duke u lutur është shkrepur në funeralin për policin e vrarë Afrim Bunjaku.
Në atë takim raportimet e mediave nuk kanë potencuar se Osmani e Kurti thanë një deklaratë të tillë.
Krypometër ka vazhduar të kontaktojë edhe me burime të tjera për të verifikuar këtë informacion.
Me datë 19/11/2023, Krypometri e ka kontaktuar me zëdhënësin e Vetëvendosjes Arlind Manxhuka.
“Ky është fake news dhe një deklarim i tillë nuk ekziston”– ka thënë Manxhuka për Krypometër.
“Rrjedhimisht, mbishkrimi në fotografi është i rrejshëm”- ka thënë Manxhuka.