About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a28295ed46651f3af01e959c5308da5f3ed5a0c25aa97d20b8960d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com Deklarata e Konjufcës për marrëveshjen e Ohrit e nxjerrë nga konteksti Deklarata Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar”- është i rremë. Krypometër ka konstatuar se në deklaratën origjinale Glauk Konjufca nuk flet për deal të mirë të Hashim Thaçit, por për deal të mirë të Albin Kurtit. Artikulli Më 16 shtator 2023, faqja e facebook-ut Drenica Graphic (arkiva), ka publikuar një video të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në material, faqja ka vendosur mbishkrime si “Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar. Kjo i bie shpresojm të shpetojm me ate qe ka mbrri Legjenda Hashim Thaqi plus gënjenin ska marrëveshje në Oher!”. Krypometri ka kontrolluar faktet e paraqitura në video dhe Konjufca nuk ka thënë se ish-presidenti, po ashtu ish-kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë marrëveshje të mirë në Bruksel. Kryeparlamentari i cili ishte i ftuar në emisionin KallxoPërnime më 15 shtator 2023, ka folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit që ishte dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian. “A e din se çka është kjo marrëveshja e Ohrit? Neni 7 i marrëveshjes së Ohrit është me mujtë Kosova, se dy pjesë janë këtu, njohja de facto edhe qeky Asociacioni, është me mujtë kurgjo pa e ngarku Kosovën, ma shumë se çka ka pranu Qeveria Thaçi në vitin 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhënë, për me arritë ti me e fitu njohjen de-facto. Ky na është dokë neve deal (ang: marrëveshje) i mirë”- pati deklaruar Konjufca në KallxoPërnime. Krypometër ka konstatuar nga transkripti i materialit se Glauk Konjufca nuk ka folur për marrëveshje të mirë të Hashim Thaçit por për marrëveshje të mirë të Albin Kurtit. Më 18 mars, Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit. Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se pavarësisht se nuk është firmosur, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët. Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Dokumenti kërkon gjithashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software