About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a2aab2b7aefb5653c8347cd70061a33ecc4dfd812b8f364b1a0a7a6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e Veselit për mbetjet mortore të të pagjeturve Deklarata Kadri Veseli: Sipas informacioneve, kemi diku rreth 1,300 pako të personave tonë të cilët janë zhvarrosur dhe janë kthyer nga Serbia, e janë duke u mbajtur jo adekuate në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Vlerësimi Rrenë Kadri Veseli ia ka huqur numrit të pakove me mbetje të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë vetëm 300 pako me mbetje të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, por në to nuk dihet se sa individë janë. Artikulli Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që i kishte bërë vendin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në hapësirat e ish-Tjegullores në Prishtinë ka folur për personat e pagjetur. Veseli ka thënë se në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjenden rreth 1,300 pako me mbetje të personave të pagjetur. “Sipas informacioneve, kemi diku rreth 1,300 pako të personave tonë të cilët janë zhvarrosur dhe janë kthyer nga Serbia, e janë duke u mbajtur jo adekuate në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Veseli. Por, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë se në Institut janë vetëm 300 pako me mbetje mortore të personave të pagjetur në Kosovë. “Janë vetëm 300 pako me mbetje mortore të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, saktësisht se sa individë janë nuk e dimë, por janë vetëm 300 pako”, ka deklaruar Gërxhaliu. Në Kosovë edhe 20 vjet pas luftës figurojnë si të pagjetur 1,653 të vrarë në luftën e fundit në Kosovë përgjatë viteve 1998-2000. Në mesin e tyre të zhdukur mbesin edhe 109 fëmijë nga 1,024 sa janë vrarë. Në Kuvendin e Kosovës të mërkuren e kaluar (08.05.2019) u diskutua për krimet që forcat serbe kryen gjatë luftës së fundit në Kosovë, në një takim që u cilësua të jetë fillimi zyrtar i themelimit të Tibunalit Ndërkombëtar, iniciativë kjo e prezantuar ditë më parë nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software