About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a9e467a9c4925ec96e673b018bed97c81896ba8155515183ac48da5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrenat e Beqirit dhe Hotit për Kandidatin për Kryeministër Deklarata Ismet Beqiri: “Mustafën… si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi… për të marrë postin e kryeministrit”. Avdullah Hoti: Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër nga LDK. Vlerësimi Rrenë Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka demantuar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Ismet Beqirin. Ai ishte shprehur i bindur se bartës i listës dhe kandidatë i LDK-së për kryeministër do të jetë Isa Mustafa. LDK-ja e ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër. Artikulli Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër, duke thënë se ky ka qenë vendimi i përbashkët i tij me nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e LDK-së. “Propozimi edhe i tyre edhe i imi është që Avdullah Hoti të jetë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa. Kandidimi i Hotit për kryeministër është bërë pas deklarimit të ish-kryeministrit Mustafa se më nuk do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidat për kryeministër. Edhe vetë Abdullah Hoti kishte shkruar në Facebook se ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër. Me 10 maj, ditën kur në Kuvend u votua për rrëzimin e Qeverisë, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri kishte deklaruar se LDK-ja nuk e ka asnjë dilemë se kush do të jetë kandidat për kryeministër, pasi që do të jetë Isa Mustafa. “Mustafën na e kem kryetar partie dhe çdo kryetar partie, raste të rralla ndodh e kundërta, normalisht si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi për t’i fituar zgjedhjet dhe është për të marrë postin më të rëndësishëm në vendin tonë, siç është pozita e kryeministrit, kështu që ne se kemi asnjë dilemë për këtë punë”, kishte thënë Beqiri javën e kaluar më 10 maj. Beqiri ka qenë pjesë e takimit të kryesisë së LDK-së në të cilin është vendosur që kandidatë për kryeministër i LDK-së të jetë, Avdullah Hoti. Po atë ditë ish-partneri i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës e kishte mbështetur mocionin e opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software