About: http://data.cimple.eu/claim-review/8ad3277991a4adf23a124707069355d20b2d21e7d81ef80fd4bcbc22     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e Kurtit duke kënduar Deklarata Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Bini tha per ket sezon kjo eshte zgjedhja per mu nxe pa hargjime” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se një deklaratë e tillë nuk është dhënë nga Kryeministri Albin Kurti. Artikulli Më 26 dhjetor 2023, faqja e Facebook-ut, Breguidiellit Banesat E Kuqe (arkiva), ka publikuar një video-material në të cilën pretendohet se po këndon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Videoja mban mbishkrimin “Bini tha per ket sezon kjo eshte zgjedhja per mu nxe pa hargjime”. Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e videos duke gjetur se është përdorë një fotografi e Albin Kurtit (arkiva), e cila është në autorësi të Getty Images e shkrepur më 15 janar 2020 në fshatin Reçak. E njëjta fotografi pas përdorimit të AI (Inteligjencës Artificiale) është kthyer në video-material. Nëse shikohet videoja me kujdes, mund të vërehet se ajo është e manipuluar, sepse Kurti nuk ka kënduar ashtu si pretendohet në video. Gjithashtu zëri dhe imazhi nuk janë të sinkronizuara. Në këtë video është përdorur zëri i këngëtarëve Agim Elmazi dhe Zeqir Elmazi në një video (arkiva) që është publikuar në vitin 2021. Për të verifikuar nëse Kurti ka deklaruar një gjë të tillë, Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. “Kryeministri Kurti nuk ka deklaruar një gjë të tillë. Është e pavërtetë dhe lajm në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme”- ka thënë ai për Krypometër më 27 dhjetor 2023. Në javën e fundit në Kosovë është duke u zhvilluar një debat publik lidhur me shifrat e fatrave të energjisë elektrike.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software