Titulli i rremë se Albin Kurti ‘çmendi’ të gjithë me deklaratën për Doarsa Kica Xhelilin
Deklarata
“Kurti qmend te gjith:Ja qfare tha per humbjen e Kica-Xhelilit”
Vlerësimi
Me kos
Faktet e paraqitura në artikullin në fjalë nuk e mbështesin titullin. Deklarata dhe sjellja e z. Kurtit në këtë rast ishin sjellje normale të cilat shfaqen kur politikanët nuk dëshirojnë të komentojnë në detahje dhe më hollësisht zhvillimet. Artikulli nuk mbështetet në asjë burim të identifikueshëm i cili mbështetë befasinë e dikujt me këtë sjellje.
Artikulli
Në faqen e internetit “pronews20.com” është publikuar me datën 7 shtator 2022 një lajm me titullin “Kurti qmend te gjith:Ja qfare tha per humbjen e Kica-Xhelilit”.
Përmbajtja e njejtë është shpërndarë edhe në dy faqe të Facebook-ut me datën 7 shtator 2022; Lajme Articles dhe Post Lajme.
Titulli nuk është i saktë pasi në artikull nuk ka asnjë përmbajtje që mbështetë që kryeministri Albin Kurti ka “çmendur” qytetarët me deklaratën për largimin e mundshëm të deputetes Doarsa Kica – Xhelili.
Dje, më datën 7 shtator 2022, Kryeministri Albin Kurti ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve të kuvendit zgjedhor të Partisë Guxo dhe teksa po largohej u pyet për raportimet se deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga kjo parti.
Kurti nuk dha ndonjë opinion për raportimet e mediave, por vetëm i uroi suksese Partisë Guxo.
“Suksese Partisë Guxo!” – u shpreh shkurt Kurti.
Largimi i deputetes Doarsa Kica Xhelili nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në LDK është konfirmuar nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.