About: http://data.cimple.eu/claim-review/8b1c7fc44b21b82953c4278e9f4debf0162e4c888a1229638db9afc5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e burgut në Alcatraz rrejshëm paraqitet si dhoma e burgut të Faton Hajrizit në Smrekonicë Deklarata Dhoma e burgut në smrekonicë ku qëndroi për së fundi her Faton Hajrizi në izolim para arratisjes, shokët e burgut me mall kanë postuar këtë fotografi nga dhoma e tij të burgut, dhe me mbishkrim, Lamtumirë shoku jonë dhashtë Zoti të takohemi në Xhenet sepse në këtë botë të rrejshme asnjë ditë nuk e shijove lumturinë, Shkruajnë shokët e Fatonit nga burgu i smrekonicës Vlerësimi Rrenë Është i rremë përshkrimi i fotografisë së një dhome të burgut që thot “Dhoma e burgut në smrekonicë ku qëndroi për së fundi her Faton Hajrizi në izolim para arratisjes, shokët e burgut me mall kanë postuar këtë fotografi nga dhoma e tij të burgut, dhe me mbishkrim, Lamtumirë shoku jonë dhashtë Zoti të takohemi në Xhenet sepse në këtë botë të rrejshme asnjë ditë nuk e shijove lumturinë, Shkruajnë shokët e Fatonit nga burgu i smrekonicës”. Fotografia e publikuar nuk është publikuar nga të burgosurit që janë duke e vuajtur dënimin e Smrekonicë dhe as nuk është bërë në këtë burg. Përmes TinEye, Krypometër ka gjetur se fotografia për herë të parë ishte publikuar në vitin 2013 dhe e njëjta është realizuar në ish-burgun e Alcatrazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Artikulli Më 12.08.2024 faqja në Facebook ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) ka publikuar një fotografi përmes të cilës pretendojnë se është dhoma e burgut të Faton Hajrizit në burgun e Smrekonicës. Në përshkrim pretendohet se kjo fotografi është publikuar nga të burgosurit që janë duke e vuajtur dënimin në burgun e Smrekonicës. “E dhimbshme disa fleta të Kuranit i kishin mbetur në dhomë: Dhoma e burgut në smrekonicë ku qëndroi për së fundi her Faton Hajrizi në izolim para arratisjes, shokët e burgut me mall kanë postuar këtë fotografi nga dhoma e tij të burgut, dhe me mbishkrim, Lamtumirë shoku jonë dhashtë Zoti të takohemi në Xhenet sepse në këtë botë të rrejshme asnjë ditë nuk e shijove lumturinë, Shkruajnë shokët e Fatonit nga burgu i smrekonicës”- thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie. Krypometër përmes “TinEye” ka kërkuar fotografinë e publikuar nga faqja ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) dhe rezulton se e njëjta është publikuar për herë të parë në vitin 2013. Nga kërkimet rezulton se e njëjta publikohet në të paktën dy versione: E para ku shihen disa fleta në shtratin e një qelie burgu, ndërsa versioni tjetër është një libër. Faqja Viagem ka publikuar fotografi të dhomës që është përdorur nga faqja ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) dhe e njëjta thuhet se është realizuar në ish-burgun e Alcatrazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). “Dhoma tipike e të burgosurve të Alkatrazit, e mbajtur tani e hapur për turistët për ta vizituar”- thuhet në përshkrimin e faqes Viagem. Burgu i Alcatrazit gjendej në ishullin Alcatraz të San Franciskos. Burgu kishte bërë emër pasi sa ishte në funksion në të ishin disa prej kriminelëve më me nam në historinë e SHBA-së, si Al Capone dhe George “Machine Gun” Kelly, dhe konsiderohej më i vështiri për t’u arratisur. Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 06.07.2024 dhe Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim në të njëjtën ditë. Pas arratisjes, Hajrizi kishte publikuar disa video në TikTok, madje duke u lidhur Live në komunikim me persona të tjerë. Më 18.07.2024, autoritetet e Serbisë kishin njoftuar se është vrarë polici Nikolla Krsmanoviq, e një tjetër ishte plagosur dhe se në vendin e ngjarjes ishte gjetur pasaporta e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Në të njëjtën ditë, Artan Hajrizi kishte dhënë disa intervista për mediat në Kosovë duke pretenduar se është në Gjermani dhe se nuk ka qenë në Serbi në momentin e vrasjes së policit. Më 19.07.2024, autoritetet në Serbi kanë thënë se e kanë vrarë një person, për të cilin dyshonin se ishte Faton Hajrizi, i cili kërkohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Më 19.07.2024, mediumi serb N1info raportoi se ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, kishte thënë se Hajrizin e ka raportuar një vendas nga i cili Hajrizi kishte kërkuar ujë. Sipas Daçiqit, ai nuk ka pasur “plan të dorëzohet dhe ka qëlluar nëntë të shtëna në drejtim të policisë që e ka rrethuar”. Ndërkaq, më 22.07.2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi se shenjat e gishtërinjve që janë pranuar nga autoritetet në Serbi janë përputhur me ato të Faton Hajrizit. “Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor- ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22.07.2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”- thuhej në njoftimin e MPJD-së. Varrosja e Faton Hajrizit MPJD kishte njoftuar se ishte miratuar kërkesa për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit. “Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë”– kishte thënë Leutrim Sahiti, këshilltar i ministres Donika Gërvalla, më 08.08.2024. Më 08.08.2024, avokati Arianit Koci kishte thënë se e ka parë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, ndërsa një ditë më vonë kishte thënë se edhe nëna e Fatonit e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”- kishte shkruar Koci më 09.08.2024 në Facebook. Agron Thaçi, drejtor i Departamentit për laboratorë mjeko-ligjorë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, më 09.08.2024 në 01:00h, kishte thënë se familjarët e kishin identifikuar trupin pajetë të Faton Hajrizit. “Është pranuar trupi i pajetë, i cili është i Faton Hajrizit, këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga Prokuroria dhe pasi është identifikuar nga familjarët në praninë e mjekut kujdestar”– kishte thënë Thaçi. Faton Hajrizit është varrosur në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, më 11.08.2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software