About: http://data.cimple.eu/claim-review/8bd5787e1809b2479109d76c4a1394234d10ff86c20aeb38113b2aac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i lajmit dhe ilustrimi i rremë për Vuçiqin Deklarata Merr fund ëndrra serbe për veriun/E pranon edhe analisti politik serb: Do të kërkohet integrimi paqësor i veriut të Kosovës në sistemin e Prishtinës Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Merr fund ëndrra serbe për veriun/E pranon edhe analisti politik serb: “Do të kërkohet integrimi paqësor i veriut të Kosovës në sistemin e Prishtinës” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk ka asnjë fakt dhe burim kredibil që e mbështet titullin. Përveç kësaj, artikulli me këtë titull konstatues është ilustruar me fotografinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq edhe pse i njëjti nuk është cituar fare në artikull të ketë folur për “fundin e ëndrrës serbe për veriun. Artikulli Më 3 shtator 2022, në faqen e internetit fakte.buzz është publikuar një përmbajtje me titullin “Merr fund ëndrra serbe për veriun/E pranon edhe analisti politik serb: “Do të kërkohet integrimi paqësor i veriut të Kosovës në sistemin e Prishtinës”. Artikulli me të njëjtën përmbajtje është shpërndarë me datë 28 shtator 2022 në faqen e Facebookut: “Fresh Lajme” dhe është ripublikuar përsëri më 1 dhjetor 2022 në faqen “Zeri i Diaspores”. Në ballinën e këtij artikulli është fotografia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa përmbajtja e tekstit nuk ka të bëjë fare me Vuçiqin. Në artikull nuk ka asnjë të fakt dhe burim kredibil që e mbështet titullin konstatues: “Merr fund ëndrra serbe për veriun”. Brenda tekstit nuk përmendet presidenti serb dhe nuk është përfshirë ndonjë deklaratë e tij rreth Kosovës. Teksti i referohet një deklarate të analistit politik dhe drejtorit të Qendrës për Rajonalizëm, Aleksandar Popov. Popov ka folur për ketë temë në një intervistë për median Aljazzera të publikuar më 1 shtator 2022. Ai ka deklaruar se “do të punohet më intensivisht për eliminimin e të gjitha pikave të tjera të mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Më 1 shtator 2022 kishte filluar zbatimi i dy vendimet e Qeverisë së Kosovës – ai për reciprocitetin me Serbinë sa i përket dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të dy vendeve kur ata hyjnë në njërin dhe vendin tjetër, dhe tjetri për targat serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës. Më 31 korrik 2022, serbët lokalë të veriut të Kosovës kishin filluar të bllokonin rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe Bërnjak, për të kundërshtuar këto vendime të cilat pas situatës së krijuar u shtynë së zbatuari, atëkohë për një muaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software