About: http://data.cimple.eu/claim-review/8bf34e4f7a76407b5597b749de0b2a86f2160900d19a400ecb2f1765     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportimet me burime e të pasakta për vlerën e koeficientit Deklarata IndeksOnline (31.01.2023) – “Se vlera e koeficientit pritet të jetë 97 euro dhe kjo do të prezantohet nesër nga zyrtarët qeveritar”. Nacionale (31.01.2023) – “Ekskluzive: Nacionales i tregojnë dy burime nga Kuvendi se vlera e koeficientit mund të jetë 103.17”. Metro (31.01.2023) – “Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro“. Vlerësimi Me kos Informacioni i publikuar nga IndeksOnline, Nacionale, Metro e FrontOnline nuk është i saktë. Vlera e koeficientit i cili u bë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 1 shkurt 2023, nuk është 97 euro, as 97 deri 99 euro e as 103.17 euro por është 105 euro. Artikulli Më 31 janar 2023, IndeksOnline, Nacionale, Metro kanë raportuar me burime për vlerën e koeficientit në bazë të të cilit do të llogariten pagat e 80 mijë punëtorëve të sektorit publik. Media online “IndeksOnline” ka publikuar artikullin me titull “Prezantohet nesër/ Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave”. Brenda tij thuhet se burimet e IndeksOnline kanë thënë se “vlera e koeficientit pritet të jetë 97 euro dhe kjo do të prezantohet nesër nga zyrtarët qeveritar”. Artikulli i njëjtë më pas është publikuar edhe nga FrontOnline. Në të njëjtën ditë, media tjetër, Nacionale, ka publikuar artikullin “Ekskluzive: Nacionales i tregojnë dy burime nga Kuvendi se vlera e koeficientit mund të jetë 103.17”. Ndërsa media online Metro publikoi artikullin me titull “Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro”. Por informacioni i publikuar nga IndeksOnline, Nacionale, Metro e FrontOnline nuk është i saktë. Vlera e koeficientit i cili u bë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 1 shkurt 2023, nuk është 97 euro, as 97 deri 99 euro e as 103.17 euro por është 105 euro. Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 5 janar 2023 Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është publikuar në gazetën zyrtare, ndërsa pritet të hyjë në fuqi më 5 shkurt 2023. Projektligji i cili ka nxitur reagime tash e sa muaj, më 22 dhjetor 2022, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë. Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit. Kritikat e tyre, lidheshin kryesisht me mos caktimin e vlerës së koeficientit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software