Video e vjetër publikohet si ekskluzive
Deklarata
Intervist Ekskluzive-Video
Vlerësimi
Me kos
Përshkrimi i një video “Intervist Ekskluzive-Video” është i ekzagjeruar, pasi e njëjta video qarkullon në internet tash e një kohë të gjatë. Shpërndarja e kësaj videoje nga analisti Vehbi Kajtazi nuk e bën atë ekskluzive dhe nuk është video që për herë të parë publikohet. Ajo qarkullon në internet të paktën që nga viti 2013.
Artikulli
Më 5 mars 2023 faqja e Facebook-ut “Speciale” ka publikuar një artikull me titull: “Këtu do ta bajmë vdekjen”| Kajtazi publikon intervistën e Hamëz Jasharit (VIDEO)”.
Ky artikull është shpërndarë në Facebook dhe është shoqëruar me përshkrimin: “Intervist Ekskluzive-Video”.
Artikulli tregon se në përvjetorin e rënies së familjes Jashari, analisti Vehbi Kajtazi ka publikuar në rrjetin social Facebook intervistën e Hamëz Jasharit i cili në këtë intervistë kishte thënë “Këtu do ta bajmë vdekjen, nuk kemi ku me shku”.
Mirëpo, përkundër paralajmërimit në përshkrim se kjo video është ekskluzive, kjo video ka qenë e shpërndarë edhe ka qarkulluar në internet edhe më herët.
Pra, shpërndarja e kësaj videoje nga analisti Vehbi Kajtazi nuk e bën atë ekskluzive dhe nuk është një video që për herë të parë publikohet.