About: http://data.cimple.eu/claim-review/8d481fd6fcfc9589e399591617b46662dde819e68753ac0c63159140     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Albin Kurti/Twitter Rrena mediale për lavdërimin e Kurtit nga kancelari austriak Deklarata Media “Konaku Shqiptar (gusht 2021) “Kancelari Kurtz: Nuk kam njohur politikan më të aftë dhe dijshëm se Albin Kurti?” Vlerësimi Rrenë e kryptë Titulli i artikullit dhe përmbajtja e tekstit janë të ndryshme me njëra-tjetrën. Artikulli është referuar te postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i bërë dy muaj më herët, pas një takimi dypalësh me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Në këtë postim, askund nuk përmendet “lavdërimi i Kurtit” nga kancelari Kurz, siç potencon kjo media në titull. As Kurz në postimin e tij të 18 qershorit, kur ishte realizuar ky takim “nuk e ka lavdëruar Kurtin” siç ka thënë media “Konaku Shqiptar” në artikullin e saj. Artikulli Në median online “Konaku Shqiptar” në muajin gusht është publikuar një artikull me titullin “Kancelari Kurz: Nuk kam njohur politikan më të aftë dhe dijshëm se Albin Kurti?”. Titulli i artikullit dhe përmbajtja e tekstit janë të ndryshme me njëra-tjetrën. Artikulli është referuar te postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i bërë dy muaj më herët, pas një takimi dypalësh me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Në këtë postim, askund nuk përmendet “lavdërimi i Kurtit” nga kancelari Kurz, siç potencon kjo media në titull. “Takim dypalësh produktiv me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz ku diskutuam marrëdhëniet midis dy shteteve tona. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe rashë dakord për të rritur bashkëpunimin tonë tregtar dhe ekonomik. Vitin e ardhshëm ne do të mbajmë një samit të përbashkët biznesi”, kishte shkruar Kurti më 18 qershor. Media “Konaku Shqiptar” e ka riaktualizuar postimin e Kurtit në muajin gusht dhe në titull ka publikuar një deklaratë e cila nuk është thënë as nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e as nga Kurti në postimin e muajit qershor, të cilit kjo media iu është referuar. As Kurz në postimin e tij të 18 qershorit, kur ishte realizuar ky takim “nuk e ka lavdëruar Kurtin” siç ka thënë media “Konaku Shqiptar” në artikullin e saj. “Ndjenjë e mirë të presim Albin Kurtin sot në Vjenë. COVID-19 ka treguar rëndësinë e partneriteteve të forta ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë punën e mirë mes Kosovës dhe Austrisë”, ka potencuar kancelari Kurz në postimin e tij. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software