About: http://data.cimple.eu/claim-review/8dc4b0c44f2941a068de01b13a2a86b15a9c882ed137b5e0c8e13990     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video dhe përshkrimi i rremë për nisjen e helikopterëve luftarak të Serbisë drejt Kosovës Deklarata Video dhe “Serbia nis helikopterët luftarak drejt Jarinjës por para disa minutave ushtrija Turke ka marrë nën kontrollë pikat kufitare në Veri të Kosovës, përcjell Anadollu Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “Video dhe “Serbia nis helikopterët luftarak drejt Jarinjës por para disa minutave ushtrija Turke ka marrë nën kontrollë pikat kufitare në Veri të Kosovës, përcjell Anadollu” është i rremë. Video nuk tregon helikopterët luftarak të Serbisë që janë nisur drejt Kosovës. Video është realizuar në Beograd gjatë shënimit të “ditës së bashkimit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb”. Pikat kufitare, më 24 shtator 2023, kanë qenë të bllokuara dhe të njëjtat janë kontrolluar nga Policia e Kosovës. Artikulli Më 24 shtator 2023, faqja në Facebook me emrin “Lajme Nga Bota” ka publikuar një video në të cilën shihen dy helikopterë që bartin dy flamuj të Serbisë. Kjo Video është publikuar me mbishkrimin “Serbia nis helikopterët luftarak drejt Jarinjës por para disa minutave ushtrija Turke ka marrë nën kontrollë pikat kufitare në Veri të Kosovës, përcjell Anadollu…” Krypometri ka verifikuar se videomateriali nuk është afër pikës kufitare në Jarinjë dhe as nuk është xhiruar më 24 shtator 2023, si pretendohet në këtë postim. Video është xhiruar në Beograd dhe jo afër kufirit si pretendohet në këtë postim. Video është xhiruar në “ditën e bashkimit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb”, që festohet në kujtim të depërtimit të Frontit të Selanikut. Në kuadër të shënimit të kësaj dite, në qendër të Beogradit mbahet ngjarja “Dita e Traditës”. Në videon e publikuar në faqen në facebook me emer “Lajme Nga Bota” shihet ura në Beograd, e cila është e njëjtë me videon e publikuar në RTS. Përveç kësaj, përmes google street view Krypometri ka gjetur se xhirimi është bërë afër kësaj ure, në të cilën shihen edhe dy tymtarë. Të njëtit shihen edhe në videon e publikuar në faqen “Lajme Nga Bota”. Edhe reklamat dhe qendrat tregtare që shihen në video, janë verifikuar nga Krypometri përmeës “:google maps” se janë në Beograd. Për të verifikuar pretendimin e kësaj faqe se KFOR-i turk ka marrë kontrollin e pikat kufitare me Serbinë, Krypometri ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë se KFOR-i nuk e ka marrë kontrollin e pikave kufitare. “Pikat kufitare kanë qenë të bllokuara, por kontrollin e ka pasur Policia e Kosovës dhe jo KFOR-i”- tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Në mëngjesin e datës 24 shtator 2023, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit. Terrositët sulmuan Policinë e Kosovës e më pas u zhvilluan shkëmbime me armë në mes të organeve të rendit dhe terroristëve. Organet e rendit zyrtarisht kanë konfirmuar se tre pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se njëri nga të vrarët ka qenë Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë e njohur si BIA serbe, Aleksandër Vulin. Policia e Kosovës ka gjetur armë të rënda dhe municione gjatë kontrollit në Banjskë të Zveçanit, ndër to dronë, granatahedhës, minahedhës, uniforma, pajisje ushtarake e automjete të blinduara. Prokuroria Speciale e kishte konfirmuar se të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje në të cilat tha se shihet edhe Millan Radoiçiq në Banjskë, si pjesë e grupit terrorist. Pamjet e marra nga droni shfaqën një grup të terroristëve të armatosur e uniformuar, të cilët mbanin maska e kapela ushtarake, ndër ta edhe Radoiçiq. Policia e Kosovës ka njoftuar se në njërën prej veturave të grupit terrorist, që është konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur edhe dokumente të Millan Radoiçiqit, i cili është person i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe. Më 27 shtator 2023, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq është në Serbi, por nuk është i plagosur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software