About: http://data.cimple.eu/claim-review/8e27e271bc124590ceda62aa1a9bac05a71c9a763822c77d33375e6c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Rrena për dorëheqjen e Prindon Sadriut nga pozita në Ministrinë e Jashtme Deklarata “Gazeta Blic” ka publikuar një lajm me titullin “Jep dorëheqje Prindon Sadriu: Do të vazhdoj të jem në shërbim të bashkëshortes”. Gazeta ka raportuar se Sadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ). Vlerësimi Rrenë Lajmi është demantuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. “Sapo më informoi departamenti përkatës që ky lajm nuk është i vërtetë”, tha Gërvalla për KALLXO.com. Gazeta Blic e ka fshirë lajmin vetëm 17 minuta pasi e ka publikuar. Artikulli Gazeta ‘Blic’ para pak minutash ka publikuar një lajm me titullin ‘Jep dorëheqje Prindon Sadriu: Do të vazhdoj të jem në shërbim të bashkëshortes”. Sipas lajmit, Sadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Mirëpo në një përgjigje për KALLXO.com, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë. “Sapo më informoi departamenti përkatës që ky lajm nuk është i vërtetë”, tha Gërvalla. Lajmi në gazetën ‘Blic’ ka qëndruar vetëm 17 minuta dhe pastaj është fshirë nga portali. Ky lajm i njëjti është publikuar edhe në RTV Besa, dhe nuk është fshirë nga profili në Facebook i kësaj medie. Ditë më parë, Prindon Sadriu, i ka quajtur mediat “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”, pas publikimit në 3 media, ku shihej një përmbajtjen me porosinë ‘nëse don me i qepu Vjoses’. Ndaj deklaratave të Sadriut ka reaguar Federata Evropiane e Gazetarëve, eurodeputetja Viola Von Cramon e Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës. Organizata ‘Reporterët pa Kufij’ dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrit Albin Kurti, për të ndalur gjuhën diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka thënë se deklarimi i bashkëshortit të saj është nxjerrë nga “konteksti”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software