About: http://data.cimple.eu/claim-review/8e2de156b248aa3eae796edcb2c81b3afa732efa0b74f294f4f43cbf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia Rrena mediale për fluturimet e ish-anëtarëve të UÇK-së për në Hagë Deklarata RTS: Tre aeroplanë civil, kanë fluturuar nga pjesa ushtarake e aeroportit të Prishtinës. Në të njëjtët aeroplanë gjenden ish-anëtarët e UÇK-së Vlerësimi Rrenë e kryptë Lajmin mbi fluturimet nga Kosova në Hagë e ka botuar fillimisht RTS, të cilin lajm më pas e kanë përkthyer dhe shpërndarë disa media kosovare, pa e kontaktuar Aeroportin e Prishtinës. Ky i fundit më pas e ka demantuar lajmin. Në këtë situatë KRYPOMETRI e vlerëson lajmin e RTS si të rremë. Artikulli Në kohën e ftesave të Gjykatës Speciale dhe pritjeve për udhëtimin e personave të thirrur për intervistim nga Prokuroria e Specializuar për krime e pretenduara të luftes, u raportua se tashmë udhëtimet veçse kishin filluar. Një lajm nga faqja online e Televizionit Publik të Serbisë (RTS) tha se nga Kosova kanë fluturuar tre aeroplanë civilë me ish-ushtarë të UÇK-së për në Hagë. “Tre aeroplanë civil, kanë fluturuar nga pjesa ushtarake e aeroportit të Prishtinës. Në të njëjtët aeroplanë gjenden ish-anëtarët e UÇK-së, të cilët në ditët në vazhdim do të dëgjohen në gjykatën speciale për krime lufte të UÇK-së. Tomë Gashi konfirmon se fillimisht do të ndëgjohen Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku”, thuhet në lajmin e RTS. Këtë lajm e ka demantuar Agjencia për Shërbime të Navigacionit Ajror. Driton Ujkani nga ASHNA ka thënë se asnjë aeroplan nuk ka fluturuar për në Holandë gjatë këtij viti. “Me datë 10 Janar 2019 në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar tre fluturime ushtarake, nga tre shtete të ndryshme të NATO-së, mirëpo që të tre kanë pasur destinime të ndryshme dhe asnjëri nga ta për në Holandë. Për informimin e opinionit publik në Kosovë, të gjitha operimet ajrore civile si dhe ato ushtarake, menaxhohen nga ofruesi i vetëm i shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës – ASHNA”, thuhet në njoftim Lajmin mbi fluturimet nga Kosova në Hagë e ka botuar fillimisht RTS, të cilin lajm më pas e kanë përkthyer dhe shpërndarë disa media kosovare, pa e kontaktuar Aeroportin e Prishtinës. AShNa më pas e ka demantuar lajmin. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software