schema:text
| - Titulli i rremë për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës apo Serbisë
Deklarata
Sanksionet që e presin Kosovën dhe Serbinë nëse refuzohet propozimi franko-gjerman – ja kush e garanton zbatimin e planit
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Sanksionet që e presin Kosovën dhe Serbinë nëse refuzohet propozimi franko-gjerman – ja kush e garanton zbatimin e planit” nuk i mbështetur në fakte. Në artikull nuk tregon se cilat sanksione e presin Kosovën apo Serbinë në rast se e refuzojnë planin franko-gjerman, që tash po njihet si plani i BE-së. Në artikull është paraqitur vetëm një mendim i një opinionisti, që thotë se do të ketë sanksione, por nuk është treguar për çfarë sanksione bëhet fjalë. Në artikull nuk është marrë ndonjë qëndrim nga BE-ja apo SHBA-ja, që janë duke e lehtësuar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Artikulli
Më 6 mars 2023 faqja e internetit “news372media.com” ka publikuar një artikull me titull: “Sanksionet që e presin Kosovën dhe Serbinë nëse refuzohet propozimi franko-gjerman – ja kush e garanton zbatimin e planit”.
Përkundër paralajmërimit në titull, brenda artikullit nuk përmendet asnjë sanksion që e pret Kosovën apo Serbinë në rast se nuk e pranojnë planin e BE-së për marrëveshjen Kosovë – Serbi.
Artikulli vetëm tregon një opinion që analisti politik Nexhat Haziri e ka dhënë për median “Bota Sot”.
“Javë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel, ku temë diskutimi ishte pranimi i planit franko-gjerman. E nga bashkësia ndërkombëtare është cilado, Kosova apo Serbia refuzojnë planin franko-gjerman, atëherë do të sanksionohen. Lidhur me këtë, analisti politik Nexhat Haziri thotë se ani pse nuk parasheh njohje, ky plan detyron Serbinë që të zhvillojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës” – thuhet në artikull.
Por, faqet tjera e kanë marrë vetëm një pjesë të artikullit, duke publikuar një artikull jo të plotë.
|