schema:text
| - Ndryshimi i qëndrimit të Avdullah Hotit për pozitën e koordinatorëve në qeveri
Deklarata
Shkurt 2019 – Avdullah Hoti: “Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit”.
Korrik 2020 – Avdullah Hoti: “Me këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Vlerësimi
Qëndrim i ndërruar
Me ato që kishte deklaruar Avdullah Hoti në vitin 2019-të, dhe vendimin e tij për emërimin e një koordinatori për luftimin e terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në korrik 2020, del se Hoti ka ndërruar qëndrimin e tij.
Artikulli
Kryeministri i Kosoëvs, Avdullah Hoti ka ndryshuar qëndrim sa i përket nevojës së emërimeve të koordinatorëve nacional nga ana e qeverisë.
Sa ishte partia e tij në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoti e kishte konsideruar të panevojshme pozitën e koordinatorit, në atë kohë sa në pushtet ishe koalicioni PDK-AAK-NISMA, i njohur si PAN.
“Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit”, kishte shkruar Hoti në Facebook më 12 shkurt 2019.
Ndërkaq, të martën Qeveria e Kosovës ka emëruar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
“Me këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndërkaq, pak minuta më vonë ekzekutivi ka dalë me një sqarim, duke theksuar se nga kjo detyrë, Agim Veliu nuk do të ketë as staf të ri e as pagesë shtesë.
“Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
|