About: http://data.cimple.eu/claim-review/8f772246c152632a1d23f709e0d11bb03192724499f80f25018545c0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Qeveria do të bëjë pesë ndryshime në skema pensionale Deklarata Duke filluar nga korriku 2024, qeveria do të prezantojë një politikë të re pensionesh. Këto 5 ndryshime do të ndikojnë të gjithë të moshuarit Vlerësimi Rrenë Postimi “Duke filluar nga korriku 2024, qeveria do të prezantojë një politikë të re pensionesh. Këto 5 ndryshime do të ndikojnë të gjithë të moshuarit”- është i rremë. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë apo ndryshimin e politikës së pensioneve në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se lajmi se qeveria do të prezantojë “një politikë të re pensionesh” është i rremë, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë. Artikulli Më 12.07.2024 faqja në Instagram ‘Kylian Mbappé-10’ (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën thuhet se “Duke filluar nga korriku 2024, qeveria do të prezantojë një politikë të re pensionesh. Këto 5 ndryshime do të ndikojnë të gjithë të moshuarit”. Në këtë infografikë është vendosur flamuri i Kosovës dhe mban titullin “Njoftimi i Qeverisë”. Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek faqja retirement-savings1.solutions (arkiva). Në këtë faqe të internetit nuk është ofruar asnjë informacion për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës apo për ndryshimet që pritet të bëhen në politikën e pensioneve. Qeveria e Kosovës i publikon njoftimet e tyre në faqen ‘kryeministri.rks-gov.net’ dhe ‘ekosova.rks-gov.net’, por në këto dy faqe nuk ka asnjë njoftim (shih këtu dhe këtu) apo vendim për ndonjë politikë të re të pensioneve. Krypometër e ka verifikuar domenin e kësaj faqe të internetit (retirement-savings1.solutions) përmes platformës whois.com dhe ka gjetur se njëjta është regjistruar më 09.01.2024 (arkiva). Për ta verifikuar tutje këtë pretendim, Krypometër ka biseduar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se kjo është dezinformatë. “Kjo është një fushatë dezinformuese. I ftojmë qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve të tilla”- ka thënë Kryeziu për Krypometër. Më 30.05.2024, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lëshuar një njoftim në të cilin kishte thënë se janë duke u publikuar informata të rreme që kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. “Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini, i ka thënë Krypometrit se çdo vendim i ri për ndryshimet në skemat pensionale publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve. Krypometër ka kontrolluar faqen zyrtare të kësaj ministrie dhe profilin e tyre në Facebook, por aty nuk është publikuar asnjë njoftim për politikë të re të pensioneve. Bazuar në Ligjin për Fondet Pensionale në Kosovë, sistemi pensional në Kosovë është i ndarë në tri shtylla. Shtylla e parë është pensioni bazik, pension që Administrata Pensionale (në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve) ua paguan të gjithë banorëve të përhershëm të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit. Në shtyllën e dytë janë pensionet individuale të kursimeve që i siguron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Fondi i Kursimeve Pensionale është themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime. Bazuar në Ligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribojë në emër të punonjësve të vet në FKPK, si dhe punonjësi obligohet të kontribuojë në emrin e vet. Shtylla e tretë janë Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit, Fondet Plotësuese Individuale. Bazuar në Ligjin për Fondet Pensionale në Kosovë, dy shtyllat e para janë pensione obligative, pensionet bazë që i siguron Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe pensionet individuale të kursimeve i siguron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Shtylla e tretë, Fondet Plotësuese Pensionale të Punëdhënësit dhe Pensionet Plotësuese Individuale, janë fonde vullnetare dhe punëdhënësit mund të sigurojnë për punonjësit e tyre pensione plotësuese, por edhe individët mund të sigurojnë pensione plotësuese individuale përmes pensioneve plotësuese individuale. Mjetet nuk mund të tërhiqen deri në moshën e pensionimit, e mosha e pensionimit është 65 vjeç.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software