About: http://data.cimple.eu/claim-review/8fe46515ad87f9f4105d28690caf3e779458e582bba75e8fc7de3ce3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrimi i Donika Kadajt rreth raportit të Murat Mehës për demarkacionin me Malin e Zi Deklarata Ne e kemi rrëzuar raportin e Murat Mehës, përmes votimit të demarkacionit. Vlerësimi Rrenë Kuvendi i Kosovës, më 21 mars të 2018, e ka votuar marrëveshjen e Demarkacionin me Malin e Zi, të njëjtë që ishte nënshkruar në gusht të 2015, përveç se atë ditë është ratifikuar marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e cila ishte nënshkruar në bazë të raportit të Komisionit Qeveritar të drejtuar nga Murat Meha, si dhe një raport shtesë i hartuar nga Komisioni pasues i Shpejtim Bulliqit që thotë se Kosova ka humbur tokë. Artikulli Kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, në Debat Pernime ka deklaruar se ata kanë rrëzuar raportin e Murat Mehës kur e kanë kaluar Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. “Së pari, ne e kemi rrëzuar raportin e Murat Mehës, përmes votimit të demarkacionit, e kemi rrëzu. Ajo çka po kërkon Vetëvendosja sot është me bë bashkë me bë Murat Mehën dhe Shpejtim Bulliqin, përndryshe nuk ishin zvarritë pas LDK 3 muaj me hi në koalicion. Kush është përgjegjës për nënshkrimin e asaj marrëveshje, është LDK dhe PDK, me fal aty është raporti i Murat Mehës e Shpejtim Bulliqit e këta po dojnë me i bë bashk Murat Mehën e Shpejtim Bulliqin”, ka thënë Donika Kadaj Bujupi. Kadaj- Bujupi: E kemi rrëzuar raportin e Murat Mehës për demarkacionin Mirëpo, në fakt Kuvendi i Kosovës me 21 mars të 2018 e ka votuar marrëveshjen e Demarkacionin me Malin e Zi, të njëjtë që ishte nënshkruar në gusht të 2015, përveç që atë ditë është ratifikuar marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e cila ishte nënshkruar në bazë të raportit të Komisionit Qeveritar të drejtuar nga Murat Meha, si dhe një raport shtesë i hartuar nga Komisioni pasues i Shpejtim Bulliqit që thotë se Kosova ka humbur tokë. Mirëpo, marrëveshja, të cilës Donika Kadaj Bujupi po iu referohet si marrëveshja e Murat Mehës, nuk është rrëzuar. Ajo është votuar më 21 mars të 2018, me 80 vota për dhe 11 kundër. “Kuvendi, me 80 vota për dhe 11 kundër, miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, me një amendament të propozuar nga Komisioni për Punë të Jashtme”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të lëshuar ditën e kalimit të demarkacionti. Debati i plotë:
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software