schema:text
| - Fotografia e fabrikuar e Goran Rakiq me krerët e partive politike
Deklarata
Pritet prapë një koalicion LDK, Rakic, PDK, AAK
Vlerësimi
Rrenë
Është e fabrikuar fotografia e publikuar me mbishkrimin “Klubi i Radojciqit”, derisa i është vënë titulli: “Pritet prapë një koalicion LDK, Rakic, PDK, AAK”. Në fotografinë reale nuk janë Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj, mirëpo janë anëtarët e Partisë “Lista Serbe”. I rremë është edhe mbishkrimi “Pritet prapë një koalicion LDK, Rakic, PDK, AAK”, pasi Goran Rakiq më nuk është në garë për Deputet të Kuvendit të Kosovës, pasi i njëjti është Deputet në Kuvendin e Serbisë.
Artikulli
Më 28.01.2025, një profil në Facebook ka publikuar një fotografi të kandidatit për Kryeministër nga radhët e AAK, Ramush Haradinaj, ish- kryeministrit Avdullah Hoti, ish- kandidatit për Kryeministër nga radhët e PDK, Enver Hoxhaj, ish- kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Kjo fotografi është shpërndarë me mbishkrimin “Klubi i Radojciqit”, derisa i është vënë titull: “Pritet prapë një koalicion LDK, Rakic, PDK, AAK”.
Fotografia e paraqet Rakiqin si lider i të gjithë politikanëve tjerë, të cilët janë pozicionuar para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Por, Krypometër përmes TinEye, ka gjetur fotografinë reale e cila ishte publikuar nga Partia Lista Serbe më 15.01.2021.
Në fotografinë reale nuk janë politikanët e partive shqiptare, por janë anëtarët e Listës Serbe.
Insert krahasimin e fotografive
Lista Serbe në njoftimin e publikuar së bashku me këtë fotografi kishte bërë të ditur se kishte “dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 14.02.2021”.
Mbishkrimi i fotografisë i bërë më 28.01.2025 thot se “Pritet prapë një koalicion LDK, Rakic, PDK, AAK”. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër e ka gjetur listën e të gjithë kandidatëve dhe rezulton se Goran Rakiq nuk është më kandidat për Deputet në Listën Serbe. Goran Rakiq është aktualisht Deputet në Kuvendin e Serbisë.
Kjo fotografi është publikuar në kohë të fushatës elektorale, që ka filluar më 11.01.2025, për Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025, bazuar në Dekretin e Presidentes Vjosa Osmani.
Albin Kurti është duke garuar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të ri si Kryeministër. Kurti është duke u sfiduar nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje- sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike.
Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.
|