About: http://data.cimple.eu/claim-review/9095f103cc46c697585613d7a03329e33c88f9e0f193c51e30c40b83     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se babai i Vjosa Osmanit është fotografuar me uniformë të policisë së Serbisë Deklarata Babai i Vjosa Osmanit, Raif Osmani Vlerësimi Rrenë Përshkrimi “Babai i Vjosa Osmanit, Raif Osmani’ në fotografinë në të cilën shihen dy persona me uniformë të Policisë së Serbisë është i rremë. Në fotografinë e publikuar nuk është Raif Osmani, babai i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në fotografi është Milan Martiq, ish president dhe ministër i brendshëm i Republikës së Krahinës Serbe, një entitet i vetëshpallur serb në Kroaci në vitet e ‘90- a. Kabineti i Vjosa Osmanit ka thënë se Raif Osmani asnjëherë nuk ka punuar për policinë e Serbisë. Artikulli Më 24.04.2024 në grupin në Facebook ‘Diaspora me PDK’ është shpërndarë një fotografi (arkiva) në të cilën shihen dy burra me unfiroma dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në këtë fotografi është shkruar “Babai i Vjosa Osmanit, Raif Osmani’ si dhe e njëjta është publikuar me përshkrimi “A POEDIN KUSH A ASHT E VERRTETAPO PO RREJN EUUUU PRESIDENTE HE RROQKADELL”. Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në ‘Google’ ka gjetur se personi i cili u pretendua se ishte Raif Osmani, në të vërtetë ishte Milan Martiq. Kush ishte Milan Martiq? Martiq ishte president dhe ministër i brendshëm i Republikës së Krahinës Serbe, një entitet i vetëshpallur serb në Kroaci në vitet e ‘90- a. Në vitin 2020 ai ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Zagreb për organizimin e sulmeve me raketa në qytetet kroate të vitit 1995 si dhe nga nga gjykata e Hagës në vitin 2008 për vrasje, përndjekje në baza politike, racore dhe fetare, burgosje, dëbime, plaçkitje të pasurisë, shkatërrim të fshatrave dhe sulme ndaj civilëve gjatë luftës në Kroaci. Krypometër ka kontaktuar edhe me kabinetin e Presidentes të cilët e kanë demantuar se personi në fotografi është Raif Osmani, babai i Vjosa Osmanit. “Personi ne fotografi nuk është babai i Presidentes Osmani”- ka thënë për Krypometër, Egnesa Vitia, këshilltare për media e Presidentes. Vitija deklaroi se Raif Osmani, babai i Presidentes nuk ka qenë pjesëtar i Policisë së Serbisë. “Ai asnjëherë nuk ka qenë polic i Serbisë dhe as kurrë nuk ka punuar për Serbinë. Përkundrazi ka qenë i burgosur politik i torturuar në burgjet serbe. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë shpërndarjen e kësaj shpifjeje si nxitje të urrejtjes e cila po rezulton me rrezikimin e jetës së anetarëve të familjes së Presidentës”- tha Vitija. Ripublikimi i fotografisë së rreme Krypometri ka gjetur se në vitin 2020, Vjosa Osmani ishte përballur me fushatë linçuese pas publikimit të një fotografie të dy personave me uniformë të policëve serb, njëri prej të cilëve u tha rrejshëm se ishte babai i saj. Osmani në atë kohë i denoncoi këto publikime, duke i quajtur tendencë për linçim. Ajo kishte mohuar se në fotografi ishte babai i saj, Raif Osmani. “Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetur një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im, Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im, e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit”- kishte shkruar Osmani më 07.06.2020 në Facebook. Krypometri përmes metodave të kërkimit ka gjetur një postim të presidentes Vjosa Osmani në platformën X të njohur më herët si Twitter të publikuar më 21.06.2020 në të cilën është në fotografi bashkë më Raif Osmanin, babain e saj. Ndërsa, vetë Raif Osmani, kishte dhënë një intervistë për televizionin T7, në të cilin kishte thënë se asnjëherë nuk ka punuar në policinë e Serbisë. Këshilli i Mediave të Shkruara me 10 qershor 2020 kishte konstatuar se një raportim i cili pretendonte se babai i Vjosa Osmanit kishte punuar në armatën Jugosllave deri në vitin 1993 ishte i pavërtetë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software