About: http://data.cimple.eu/claim-review/90d64fbf6f3aaf62e5fad548863c538b787d5fe10dec7a23d7899aa3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Aliu, Foto:Agim Aliu, Facebook Kryetari i Ferizajt emëron vetëm dy gra në krye të drejtorive komunale Deklarata Agim Aliu (21.09.2021) – “Ne kemi pasur një avancim dhe një përfaqësim të mirë gjinor në qeverisjen aktuale. I kemi pasur katër drejtore dhe kryesuesen e Kuvendit. Unë zakonisht jam i matur në premtime se atë çka e them e bëj prandaj edhe sot jam i matur. Janë 11 drejtori, nëse është e mundur dhe gjejmë përfaqësim të duhur gjinor do t’i bëjmë 50%. Ndoshta i kaloj mbi 50% po nuk e di se çka do të thuash ti atëherë” Vlerësimi Me kos Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar vetëm dy gra në krye të drejtorive komunale nga 11 drejtori sa janë gjithsej në këtë komunë. Në mandatin e parë, Aliu kishte emëruar katër drejtoresha ndërsa në mandatin e dytë ky numër ka rënë në 2 apo vetëm 18%. Aliu në “Debat Pernime” kishte premtuar se do të mundohet të arrijë 50% por kjo nuk është bërë. Artikulli Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar 11 drejtorët e kabinetit të tij, me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë me radhë në krye të Ferizajt. Nga 11 drejtoritë, vetëm dy nga to do të udhëhiqen nga gratë. Sebahate Ajeti do të drejtojë drejtorinë e Financave, ndërsa Xhemile Murati – Shabani do të jetë në krye të drejtorisë së Kulturës. Në emisionin “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Ferizajt, i cili është mbajtur më 21 shtator, Agim Aliu nuk kishte dhënë ndonjë numër por kishte thënë se do të mundohet të arrijë 50% të grave në krye të drejtorive. “Ne kemi pasur një avancim dhe një përfaqësim të mirë gjinor në qeverisjen aktuale. I kemi pasur katër drejtore dhe kryesuesen e Kuvendit. Unë zakonisht jam i matur në premtime se atë çka e them e bëj prandaj edhe sot jam i matur. Janë 11 drejtori, nëse është e mundur dhe gjejmë përfaqësim të duhur gjinor do t’i bëjmë 50%. Ndoshta i kaloj mbi 50% po nuk e di se çka do të thuash ti atëherë”, kishte deklaruar Aliu. Edhe pse Aliu kishte arritur të fitojë pushtetin për mandatin e dytë me radhë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, ai ka lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe listën “Ne mundemi”. “Është koalicion, me AAK-në është vazhdu koalicioni gjithashtu edhe Nismën, ndërsa në koalicion është shtuar lista “Ne mundemi”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci. Përveç drejtorisë së Financave dhe asaj të Kulturës që do të udhëhiqen nga gratë, nëntë drejtoritë e tjera do të udhëhiqen nga burrat. Afrim Llabjani (PDK) – drejtor i Arsimit; Arben Halili (AAK) – drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës; Besnik Berisha (Nisma) – drejtor i Administratës së Përgjithshme; Kemajl Emini – drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Burim Bajrami – drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë; Balton Dërguti (Ne mundemi) – drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit; Sabri Murseli (PDK) – drejtor i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit; Arbër Bytyqi – drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit dhe Meriton Hajdini – drejtori i Infrastrukturës. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Agim Aliu ka fituar me 30,627 vota ose 62,38%. Në Kuvendin Komunal të Ferizajt, PDK do të përfaqësohet nga 17 asamblistë, LVV-ja me 9 asamblistë, LDK-ja dhe AKR-ja me nga katër asamblistë, ndërsa nga dy asamblistë do t’i kenë “Reformimi Demokratik për Ferizajn” dhe NISMA, kurse lista “Ne mundemi”, Lista e Ashkalinjve dhe AKR-ja do të kenë nga një asamblist.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software