About: http://data.cimple.eu/claim-review/918ad8ef825ba0fae1ab51e4090437332c22b3dff4a140e658d453e3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme e Kurtit me Vuçiq Deklarata O spoma rrasin ma bre kuku Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në krahët e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është e fabrikuar. Edhe mbishkrimi në këtë fotografi “O spoma rrasin ma bre kuku” dhe “pak më shumë djali im (Još malo sine moj)” është i rremë. Në fotografinë reale është një i moshuar dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiq. Artikulli Më 8 nëntor 2023 një profil në facebook (Arkiva) publikoi një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin “O spoma rrasin ma bre kuku”. Gjithashtu, fotografia përmbanë edhe një përshkrim në gjuhën serbe që thot “Pak më shumë djali im (Još malo sine moj)”. Në fotografi shihet Kurti së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Krypometri përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia është e manipuluar, pasi fotografia reale është publikuar, për herë të parë, në vitin 2018 dhe në të është një qytetar që e përqafon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Përveç kësaj, Krypometri ka kërkuar një përgjigje nga zëdhënësi i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të verifikuar nëse fotografia e publikuar nga ky profil në facebook është e vërtetë apo jo. Zëdhënësi i Vetëvendosjes tha se Kurti nuk ka asnjë fotografi të tillë me presidentin serb. Gjithashtu, Manxhuka tha se deklarimet që janë përshkruar në fotografi janë të pavërteta. “Kryeministri nuk ka fotografi të tillë me Vuçiq. Gjithashtu, deklarimi aty është i rremë”– ka thënë Manxhuka për Krypometër më 29/12/2023. Fotografia e njëjtë ripublikohet në Facebook kryesisht si koment.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software