About: http://data.cimple.eu/claim-review/91eb25d277526a190758490044cf3f829cb2f3968f5235d5fa47c0f8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për deklarimet e ministrit Murati Deklarata Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA Vlerësimi Rrenë Publikimi “Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA. Ministri i fukarallakut, e mallkoftë Zot” është i rremë. Krypometri ka konfirmuar me burime zyrtare se Hekuran Murati nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 09 shtator 2023 grupi publik në Facebook, “Diaspora me PDK 👍” publikoi një fotografi ku shihet ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”. Fotografia kishte edhe një përshkrim ku thuhej “Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA. Ministri i fukarallakut, e mallkoftë Zoti”. Publikimi pretendon se ministri Murati ka deklaruar se dëshiron që populli të jetojë i varfër. Krypometri më 11.11.2023 kontrolloi nëse informacioni i publikuar nga “Komente Politike” që u postua në grupin publik të Facebook-ut “Diaspora me PDK 👍” është i vërtetë. Fillimsht janë kontrolluar materialet publike të postuara nga Ministri Murati në rrjetet sociale. Në kontrollimin e kryer me datë 11/09/2023 në rrjetin Facebook të Hekuran Muratit nuk janë gjetur deklarata të tilla. Verifikimi ka kontrolluar edhe në përmbajtjet e deklaratave të Muratit në Kuvendin e Kosovës, por në transkriptet publike nuk është gjetur përmbajtje e tillë. Për të verifikuar edhe më tutje këtë pretendim, Krypometri ka kontaktuar me përfaqësues të autorizuar të Hekuran Muratit. Arlind Manxhuka zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje me autorizim të Hekuran Muratit ka konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga Murati. “Ky është fake news. Ministri Murati asnjëherë nuk ka deklaruar diçka të tillë” ka deklaruar Manxhuka më 11.09.2023. “Diaspora me PDK 👍” është grup publik në Facebook dhe materiali i publikuar në këtë rast është shpërndarë disa herë tek ndjekësit e grupit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software