About: http://data.cimple.eu/claim-review/92260104a5d96e1adbc8634c412c0242a1823ab7a732fcc159ad4d08     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar e Lutfi Hazirit Deklarata Shkie ne mue Dalin. LDK Sokaku i Ri. Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar fotografia e kandidatit për Deputet nga LDK, Lutfi Hazirit me një kapelë me simbole nacionaliste serbe. Haziri nuk është fotografuar me kapelë me simbole nacionaliste serbe. I rremë është edhe mbishkrimi “Shkie ne mue Dalin. LDK Sokaku i Ri.” Lutfi Haziri nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ai ka thënë për Krypometër se informacioni është i rremë. Artikulli Më 04.02.2025, një profil (arkiva) në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet ish- kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me një kapelë me stemë të Serbisë. “Kta jan turma e ismutit… Ky ka than mja dhan serbis dhe 3 komuna e 17 fshatra , ku përfshihet ujmani, dhe gjitha Pasurit e Trepqes……SA MERZITEN KTA PER MITROVICEN E QYTETARET QE 25 VJET. Kta Miljonat Qytetaret atje Nuk mujn me rrnue Ne pronat e veta 7 Shkie ne mue Dalin. LDK Sokaku i Ri.”- shkruan mbi fotografinë e Hazirit. Në këtë fotografi Haziri shihet me një kapelë, që pas kërkimit në internet rezulton se është kapele trandicionale serbe dhe është me stemën e Serbisë. Tutje, Krypometër përmes kërkimeve të fotografisë në Bing ka gjetur fotografinë reale (shih këtu, këtu dhe këtu), në të cilën Haziri nuk ka kapelë dhe as mbishkimin “Shkie ne mue Dalin. LDK, Sokaku i Ri”. Për të verifikuar edhe më tej, Krypometër ka kontaktuar me Lufti Hazirin i cili ka thënë se kjo është fake. “Fake news dhe kemi me ba padi. Për herë të parë padi, por u ba tepër.”- ka thënë Haziri. Lutfi Haziri është Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haziri ka udhëhequr në Komunën e Gjilanit për katër mandate, ndërsa në Zgjedhjet e tetorit të vitit 2021 i humbi Zgjedhjet përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hysenit. Në të kaluarën, Haziri ka qenë Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Ministër në dy mandate. Lutfi Haziri ka fituar edhe një mandat në krye të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, pas një procesi të brendshëm zgjedhor të mbajtur më 08.07.2023. Haziri ka qenë kandidat për Deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ deri më 21.02.2025, Lutfi Haziri ka marrë 28,918 vota, duke u renditur si personi i shtatë më i votuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software