About: http://data.cimple.eu/claim-review/940ea7dcdc4d898a1818310c192dd4f00bddc97071927933119949ce     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Aliu, PDK, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla Agim Aliu publikon uzurpatorët dhe vendimet e tij Deklarata Agim Aliu: Qysh në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto (lista e pyetjeve të bëra për transparencë) të dhëna do të jenë publike. Vlerësimi E vërtetë Krypometri vlerëson se Aliu e ka thënë të vërtetën lidhur me publikimin e listës së uzurpatorëve në Komunën e Ferizajt. Lista nuk është e plotë, por zyrtarët e komunës së Ferizajt kanë thënë se ajo do të azhurnohet. Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e kryetarit dhe të drejtorëve. Artikulli Lista e personave që kanë uzurpuar prona publike, gjegjësisht prona të Komunës së Ferizajt tani më janë bërë publike në faqen e kësaj komune. Publikimi i këtyre listave ishte premtim i Kryetarit të kësaj komune, Agim Aliu në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017. Në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra, Aliu kishte premtuar që listën e uzurpatorëve të pronave komunale ta publikojë brenda gjashtë muajsh. “Qysh në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna do të jenë publike. Listën e uzurpatorëve në momentin që ne e konstatojmë gjendjen në bazë të të dhënave , në gjashtë mujorin e pare”, kishte thënë Aliu. Ende pa u arritur ky afat kohor, në faqen e kësaj komune ekziston lista e uzurpatorëve të Ferizajt. Përveç kësaj, Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e kryetarit. Vendimet e një muaji janë të grumbulluara në një dokument dhe ato nuk po publikohen veçmas. Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e drejtorëve të drejtorive komunale, por aty nuk janë të publikuara të gjitha vendimet.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software