About: http://data.cimple.eu/claim-review/9428f1f5b7d11b42a9950c865c1a9d62b3aa3c98aff72363e9383dbf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një produkt mund të pastrojë enët e gjakut Deklarata ENËT DO TË PASTROHEN PËR 2 DITË DHE PRESIONI DO TË JETË GJITHMONË 120/80! Pini një pilulë çdo mëngjes.. Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “ENËT DO TË PASTROHEN PËR 2 DITË DHE PRESIONI DO TË JETË GJITHMONË 120/80! Pini një pilulë çdo mëngjes…” është i rremë. Në këtë postim janë bërë konstatime për “pastrim të enëve të gjakut”, që sipas kardiokirurgëve nuk ekziston si koncept në mjekësi. Në rast se enët e gjakut janë të bllokuara mbi 70% atëherë trajtimi është dy llojesh: stentimi, e nëse kjo nuk arrihet i nënshtrohet intervenimit kirurgjikal. Artikulli Më 25.05.2024 faqja në Facebook ‘Taut Lanky’ (arkiva), ka publikuar një artikull me titull “ENËT DO TË PASTROHEN PËR 2 DITË DHE PRESIONI DO TË JETË GJITHMONË 120/80! Pini një pilulë çdo mëngjes…”. Mbi këtë fotografi shkruan “❤️ Dhimbje koke, mpirje në gjymtyrë apo tinnitus? ❌ Kjo është atherosclerosis cerebrale – një shenjë e një goditje! 🧐 Lyejini enët cerebrale tani!.” Artikulli rekomandon një produkt të quajtur ‘Hyper Caps’, i cili thuhet se kinse pastron enët e gjakut dhe stabilizon tensionin. Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky produkt bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Hyper Caps’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale cakton se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Krypometër ka pyetur edhe kardiologun, Gani Bajraktari, nëse e njeh këtë produkt apo nëse e rekomandon për pacientët me hipertension. “Jo nuk e njoh e as nuk e rekomandoj. Trajtimi i hipertensionit është kapitull. Për këtë rekomandohen barna antihipertensive, e jo suplimente”- tha Bajraktari për Krypometër më 28.02.2024. Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi ka thënë për Krypometër se trajtimi i enëve të gjakut bëhet me barëra. “Trajtimi i tyre bëhet me barëra të cilat janë pjesë e listës esenciale, por më së shpeshti aspirina. Në rast se enët e gjakut janë të bllokuara mbi 70% atëherë trajtimi është dy llojesh: stentimi, e nëse kjo nuk arrihet i nënshtrohet intervenimit kirurgjikal”- tha Shurdhiqi. Krypometër ka biseduar edhe me kardikirurgun Rifat Brahimaj. Ai ka thënë se thotë se në mjekësi nuk ekziston termi ‘pastrimi i enëve të gjakut’ dhe se nuk ekziston asnjë produkt që i “pastron” enët e gjakut nëse ato janë të dëmtuara. “Nëse enët e gjakut janë të pa dëmtuara ose pjesërisht të dëmtuara, për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë duhet të kontrollohen faktorët që i dëmtojnë siç janë presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, diabeti, niveli i lartë i yndyrave në gjak, jeta aktive me ushtrime fizike dhe ushqimi pa përmbajtje të lartë të yndyrnave me origjinë shtazore”- thuhet në përgjigjen e Brahimajt në një shpjegim për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software