About: http://data.cimple.eu/claim-review/9467d17cabfc457319ecbcd18fb3cebc30b8098d7d24be6f0e5dba4d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kosovës është goditur nga tërmeti magnitudë 5.8 ballë Deklarata Arbresh.info – (14.02.2023) Lajmi i fundit 5.8 ballë – Tërmet në Kosovë”. Vlerësimi Me kos Përshkrimi i i publikuar në Facebook nga Arbresh.info “Lajmi i fundit 5.8 ballë” dhe duke bashkangjitur grafikën me shënimin “Tërmet në Kosovë” – është i pavërtetë dhe ka vënë në lajthitje lexuesin, duke lënë të kuptohet se tërmeti në Kosovë ka qenë i kësaj përmase. Sipas Rrjetit Sizmik të Kosovës, Rumania është goditur me një tërmet me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter, e i njëjti është ndjerë edhe në Kosovë. Lëkundjet në Kosovë nuk kanë qenë të intenzitetit të njëjtë që ishte në epiqendër, pra në Rumani. Artikulli Një tërmet me magnitude 5.7 shkallë, me epiqendër në Rumani ka ndodhur të martën më 14 shkurt 2023. Dridhjet janë dëgjuar nga disa qytetarë edhe në Kosovë. Disa portale kanë publikuar artikuj me tituj “Tërmet në Kosovë”. Portali Arbresh.info në faqen e Facebookut ka publikuar një infografikë duke shtuar “Tërmet në Kosovë”. Ndërsa në përshkrimin e fotografisë ka shkruar “LAJMI I FUNDIT 5.8 ballë”. Disa minuta më vonë, portali Arbresh.info ka edituar përshkrimin e infografikës, duke hequr shënimin “5.8 ballë”. Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka konfirmuar se tërmeti ka ndodhur në Rumani dhe jo në Kosovë. Ai madje ka kërkuar që të mos krijohjet panik tek qytetart me tituj dhe të dhëna jo të sakta. “Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km” – ka shkruar Mustafa në Facebook. Ka reaguar edhe ministria e Ekonomisë. “Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por se janë ndjerë lëkundje të shkaktuara nga tërmeti që ishte me epiqendër në Rumani”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ministria e Ekonomisë. Më 6 shkurt 2023, në orët e para të mëngjesit në tërmet i madh, 7.8 ballësh me epiqendër afër qytetit Gaziantep të Turqisë, e që ka prekur edhe Sirinë, sipas të dhënave të deritanishme ka lënë mbi 30 mijë të vdekur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software