About: http://data.cimple.eu/claim-review/94f9ec41a453f6cdcd12ea6efc7d450e38f0246ee4eddc5acf7d493e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja mediale për pritjen e komisionerit evropian me librin ‘Kosovo i Metohije’ Deklarata Komisioneri për zgjerim në zyren e tij ka pritur në takim presidentin serb me libër “Kosovo i Metohije” Vlerësimi Rrenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi nuk e ka pritur në zyrën e tij presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq. Sipas postimit të presidentit Vuciq, takimi është mbajtur në Ambasadën e Serbisë në Bruksel. Artikulli Sot, në Bruksel është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të BE-së. Megjithatë, presidenti serb, Vuçiq pak para se të takohej me Hotin ka zhvilluar një takim me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi. Ky takim është mbajtur në ambasadën e Serbisë në Bruksel dhe në zyrën ku është mbajtur takim, në afërsi të presidentit serb, në një tavolin qëndron një libër e titulluar “Kosovo i Metohije”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka shkruar se ka pritur në takim komisionerin me bukë serbe. “Mirëseardhje me bukë serbe, në misionin e Republikës së Serbisë në Bruksel, për Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi ”, ka shkruar Vuçiq. Por, mediat në Kosovë, përfshirë ekonomiaonline, gazetaexpress, indeksonline, lajmi.net, gazetametro, kanë shkruar se komisioneri për zgjerim ka pritur në takim presidentin serb me libër “Kosovo i Metohije”. Pre e raportimeve të rreme ka rënë edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi e cila e ka kritikuar komisionerin dhe Bashkimin Europian. “Janë vet këta zyrtarë që promovojnë pamje të cilat aspak nuk janë diplomatike e sidomos nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. Libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi të sotëm me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Shoshi në profilin e saj në “Facebook”. Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky ishte takimi i parë i drejtëpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh. Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës u mirëpritën në fillim në takime të ndara, nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ndërsa i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të marrë pjesë në negociata.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software