About: http://data.cimple.eu/claim-review/9514647236eed8fdafd442b40c663ee9fc6fa47b4dff823668a4f2c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të rreme për shërimin e të gjitha llojeve të hemorroideve Deklarata A Keni probleme me lekur dhe hemorohide ne kemi zgjedhjen per ju Vlerësimi Me kos Në postimin me mbishkrimin “A Keni probleme me lekur dhe hemorohide ne kemi zgjedhjen per ju”– janë dhënë pretendime të pambështetura. Krema e promovuar si ilaç për të gjitha llojet e hemorroideve nuk ka autorizim të marketingut nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë (AKPPM). Proktologu Kushtrim Gashi ka thënë se reklamat të cilat po publikohen janë duke i dhënë shpresa të kota dhe duke ua rrezikuar shëndetin pacientëve, pasi që produktet të cilat reklamohen nuk mund t’i shërojnë hemorroidet e stadit 3 dhe 4. Gastrologu Arbër Veliu ka bërë thirrje që pacientët të konsultohen me profesionistë, në mënyrë që të marrin ilaçet dhe udhëzimet për shërim më të përshtatshëm për gjendjen e pacientit, duke shmangur efekte anësore ose trajtime të panevojshme. Veliu ka alarmuar se përdorimi i tepruar i kremërave me kortizon mund të shkaktojë hollim të lëkurës. Artikulli Më 12.07.2024, faqja në Facebook Ilaç për Majesil (arkiva) ka publikuar një informacion për gjoja zbulimin e një produkti i cili i shëron të gjitha llojet e hemorroideve. “A Keni probleme me lekur dhe hemorohide ne kemi zgjedhjen per ju”- shkruan në titull të këtij artikulli. Tutje, në këtë postim janë dhënë edhe këshilla se si të përdoret kjo kremë, e cila kushton 12.99 euro. “Efektet: Ka efekt mbrenda 3-4 dite deri sa te largohet duhen 3 jave. Djeg kur e lyjen zakonisht shum pak, dhe ka mundesi ne fillm te perdorimit te rritet pak, te tjera efekte ansore nuk ka. Per hemoroide futet nje sasi ne anus me shiringe. Edhe lyhet pjesa jashtme dhe si kshill per te pasur efekt sherimi i hemoroideve jua sygjerojm vaj ulliri te paster ne mengjes barkun bosh. Ushqime sa me te lëngshme”- thuhet për këtë produkt. “Dermobio” quhet krema e cila thuhet se ka efekt për shërimin e hemorroideve. Ky produkt, sipas artikullit, blihet për një çmim prej 12.99 euro- dy copa, prandaj Krypometër ka kontaktuar me faqen e cila e ka reklamuar produktin. Ata kanë thënë për Krypometrin se produkti i tyre është i licensuar. “Është me licensë. Ka edhe në barnatore në Kosovë, por nuk e di në cilat, se depo i shpërndanë. Ne jemi vetëm online. Ky produkt është nga Turqia. Vjen me licensë.”- kanë thënë nga kjo faqe. Ndërsa, kanë shtuar se “mjekët nuk marrin vesh në farmaci, sepse farmacisti bën ilaçe, andaj mjekët përshkruajnë ilaçe prej kujt fiton më shumë, sepse s’e kanë idenë se si bëhet ilaçi.”- kanë shtuar tutje. Krypometër ka kërkuar te lista e produkteve që kanë autorizim marketingu në Kosovë, duke marrë parasysh se Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së autorizimit për marketing nga AKPPM.” Pas kërkimit në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë (AKPPM), rezulton se produkti “Dermobio” nuk është në listën e ilaçeve me autorizim marketingu. A shërohen hemorroidet me krema? Proktologu Kushtrim Gashi ka thënë se reklamat të cilat po publikohen janë duke i dhënë shpresa të kota pacientëve, si dhe duke e rrezikuar shëndetin e tyre. Sipas tij, produktet të cilat reklamohen nëpër rrjete sociale nuk mund t’i shërojnë hemorroidet e stadit 3 dhe 4. “Këto preparate nuk shërojnë asnjë hemorroid. Këto preparate janë simptomatike: lehtësojnë gjendjen, por nuk shërojnë. Jo vetëm ky, por të gjitha preparatet. S’ka preparate që i shërojnë hemorroidet e stadit 3 dhe 4. Janë sëmundje me predisponim trashëgues ose shkaktohen nga mënyra jo e mirë e të ushqyerit (regjimi higjienodietetal). Herët ose vonë përfundojnë me operacion.”- ka thënë Gashi për Krypometër. Ai ka thënë se hemorroidet e jashtme, në mënyrë të natyrshme, tërhiqen pas një kohe. “Në ditët e sotme, njerëzit i ngatërrojnë me hemorroidet e jashtme, të cilat trajtohen me këto preparate dhe të cilat nga vetë natyra e tyre tërhiqen brenda disa ditëve. Janë sëmundje me predisponim trashëgues ose shkaktohen nga mënyra jo e mirë e të ushqyerit (regjimi higjienodietetal).”- ka thënë Gashi. Gastrologu Arbër Veliu ka thënë se janë dy lloje të hemorroideve, të brendshme dhe të jashtme. “Hemorroidet janë zgjerime ose fryrje të venave në zonën e anusit. Ato ndahen në hemorroide të brendshme, të cilat ndodhen brenda rektumit dhe hemorroide të jashtme, të cilat ndodhen nën lëkurën rreth anusit. Këto zakonisht shkaktohen nga presioni i shtuar në venat e zonës anale, si gjatë shtatzënisë, kapsllëkut, tendosjes gjatë jashtëqitjes ose qëndrimit të gjatë ulur.”- ka thënë Veliu. Simptomat kryesore të hemorroideve Veliu, gjithashtu, ka thënë se konsultimi me mjekun për hemorroide është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në saktësimin e diagnozës, përcaktimin e shkallës së hemorroideve, rekomandimin e trajtimit më të sigurt, parandalimin e komplikacioneve, parandalimin e përsëritjes. “Simptomat e hemorroideve, si dhimbja, kruarja e gjakderdhja rektale mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera më serioze, si fisurat anale, polipet e zorrës së trashë, infeksionet ose abscesi perianal dhe kanceri i zorrës së trashë. Hemorroidet kanë katër shkallë, nga të lehta (grada 1) deri tek ajo më e rënda (grada 4). Trajtimi ndryshon në bazë të shkallës. Gradat e lehta mund të trajtohen në shtëpi, me ndryshime në stilin e jetesës dhe kremëra. Gradat e rënda shpesh kërkojnë trajtime mjekësore ose trajtim kirurgjikal. Mjeku përcakton se cilat barna ose procedura janë më të përshtatshme për gjendjen e pacientit, duke shmangur efekte anësore ose trajtime të panevojshme. P.sh. përdorimi i tepruar i kremërave me kortizon mund të shkaktojë hollim të lëkurës. Disa barna mund të mos jenë të sigurta për gratë shtatzëna ose ata me sëmundje kronike.”- ka thënë Veliu për Krypometër. Ai ka apeluar te qytetarët që të mos përdorin barna apo kremëra “krye në vete”, por të konsultohen me mjekun kompetent. “Hemorroidet e patrajtuara mund të çojnë në gjakderdhje të vazhdueshme, të cilat mund të shkaktojnë anemi, trombozë (mpiksje gjaku), të cila shkaktojnë dhimbje të mëdha e infeksione.”- ka shtuar ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software