About: http://data.cimple.eu/claim-review/95583dde88b10f983bbeea368953fa917d261718f2aebde0c6ff68e7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarim i rremë për hekurudhën në Han të Elezit Deklarata Përpos urës edhe hekurudha është ndërtuar në kohën e Thaçit Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi “përpos urës edhe hekurudha është ndërtuar në kohën e Thaçit” është i rremë. Hekurudhat e Kosovës janë ndërtuar në pjesën e dytë të shekullin XIX. Të njëjtat linja hekurudhore jane duke u rehabilituar, proces që ka filluar në vitin 2019. Me rastin e fillimit të punimeve në rehabilitim të hekurudhave, kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj. Artikulli Më 5 nëntor 2023 faqja në Facebook “Simpatizantët e PDK-së” (arkive) ka postuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe një fotografi të ish presidentit Hashim Thaçi tek Hekurudha në Han të Elezit me mbishkrim “Përpos urës edhe hekurudha është ndërtuar në kohën e Thaçit”. Ky postim ka marrë 1,100 reagime, 116 komente dhe 42 shpërndarje. Për të verifikuar këtë konstatim, Krypometër ka hulumtuar dokumentet zyrtare të Ndërmarrjeve Infrakos dhe Trainkos. Bazuar në dokumentin e publikuar në faqen e kompanisë “Trainkos”, transporti me hekurudhë i mallërave dhe udhëtarëve zanafillën e ka në viti1874 (arkive) kur është ndërtuar linja e parë hekurudhore në Kosovë në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Bazuar në të njëjtin dokument, në vitin 1931 ka vazhdouar ndërtimi i kësaj linje në relacionin Mitrovicë– Leshak– Kufiri me Serbinë, më 1934 ajo Fushë Kosovë– Prishtinë, më 1936 Fushë Kosovë– Pejë, më 1949 Prishtinë– Podujevë– Livadhi dhe më 1963 Klinë– Prizren. Kështu që sot Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 335.079 km linjë e hapur hekurudhore, me një gjatësi prej 105,784 km në stacione dhe 103,4 km vija industriale. Hekurudhat e Kosovës përmes Leshakut dhe Podujevës në veri dhe lindje janë të lidhura me Serbinë, ndërsa përmes Hanit të Elezit, në jug me Maqedoninë e Veriut. Më 4 nëntor 2023 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi punimet në rehabilitimin e Linjës 10 të Hekurudhës. “Me Linjën 10 edhe me hekurudhën Prishtinë- Durrës, po e bëjmë Kosovën pjesë të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian. Lidhjet infrastrukturore po i forcojmë, zgjerojmë dhe modernizojmë. Me forcim, rriten shkëmbimet. Me zgjerim, rritet ndërlidhja, ndërkaq me modernizim, rritet shpejtësia”- u shpreh Kurti gjatë përurimit të dy tuneleve. Autoritetet në Kosovë janë në proces të rikonstruktimit të linjave hekurudhore, projekt ky i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nga Qeveria e Kosovës me kosto mbi 200 milionë euro. Punimet në rehabilitimin e hekurudhave kanë nisur në vitin 2019, në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj. Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte President i Republikës së Kosovës. Faza e parë e rikonstruktimit të rrjetit hekurudhor përfshin linjën Prishtinë- Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut, kurse faza e dytë përfshinë rrjetin hekurudhor Prishtinë- Leshak, në kufirin me Serbinë. Kjo linjë pastaj do të lidhet më korridorin e dhjetë hekurudhor që lidhë Kosovën me Ballkanin Perëndimor dhe rrjetin Trans-Evropian të Transportit. Projekti hekurudhor ‘10’ i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor. Një zgjerim i Rrjeteve Trans- Europiane të Transportit është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë- Pejë, Hani i Elezit- Fushë Kosovë dhe anasjelltas. Ndërsa, për transport ndërkombëtar, Hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt në relacionin Prishtinë- Shkup– Prishtinë, linjë e cila u ndërpre nga koha e pandemisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software