About: http://data.cimple.eu/claim-review/958d63153c24d52cb0b2ddbad3d7580e143be71d843b296b84e854da     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shtëpia e dy bashkëshortve të gjetur të vdekur në Prizren, Foto: KALLXO.com Kryeprokurori mohon se djali dyshohet për vrasjen e çiftit në Prizren Deklarata Vrasja e çiftit në Prizren, djali i viktimave i dyshuari për vrasje Vlerësimi Me kos Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala për KALLXO.com e ka demantuar se djali i viktimave është i dyshuar për vrasje. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet për këtë rast. Artikulli Gjatë ditës mediat kanë raportuar se djali i një çifti që u gjetën të vdekur në Prizren, po dyshohet për vrasjen e prindërve. Portali Indeksonline ka raportuar se “ Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.” Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe mediat tjera si Reporteri, Gazeta Express dhe Periskopi Edhe televizioni Publik, RTK, pa asnjë konfirmim zyrtar ka publikuar lajmin se djali i viktimave po dyshohet për vrasjen e prindërve. KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin Admir Shala, i cili ka thënë se nuk e kam konfirmuar atë se çka po raportohet. “ Djali i viktimave i cili ka jetuar me viktimat, ditën kritike kur jemi njoftua rqë janë gjetur viktimat, ai (djali i viktimave ) nuk ka qenë në shtëpi, e që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e tij “ ka thënë kryeprokurori Admir Shala. Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se Prokuroria është në kërkim të djalit të viktimave, por nuk mund të thuhet se djali i viktimave është i dyshimtë për vrasje ashtu siç është raportuar. “ Në momentin që do të hasim në të ai do të merret në pyetje dhe do të zbardhet e vërteta, por nuk mundemi me thanë se është i dyshimtë djali i viktimave “ ka përfunduar kryeprokurori Admir Shala. Pra, deri më tani Prokuroria nuk e konsideron të dyshuar djalin e viktimave. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet dhe hetimeT e Prokurorisë në ditët në vazhdim Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software