About: http://data.cimple.eu/claim-review/95e2c00134447530858907d59f063e2b905fe6b6da7353201060aad8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Është e rreme fushata humanitare për shërimin e fëmijës me emrin Sofia Marin Deklarata Vajza ime Sofia ka kaluar 27 seanca kimioterapie, por nuk po reagon më ndaj trajtimit. Ajo ka nevojë për terapinë CAR-T në SHBA, e cila përdor qelizat e saj imunitare për të luftuar kundër kancerit. Po kërkojmë mbështetje për të financuar këtë trajtim Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimet me shkrimin “Vajza ime Sofia ka kaluar 27 seanca kimioterapie, por nuk po reagon më ndaj trajtimit. Ajo ka nevojë për terapinë CAR-T në SHBA, e cila përdor qelizat e saj imunitare për të luftuar kundër kancerit. Po kërkojmë mbështetje për të financuar këtë trajtim 🙏”- janë të rreme. E njëjta fotografi dhe i njëjti artikull është publikuar edhe në gjuhën kroate dhe atë serbe. Faqja që e ka publikuar këtë postim më herët e kishte emrin “Alex- Gjithmonë i Fortë”, prej të cilës ishte publikuar postim i rremë në emër Aleksit. Në Klinikën e Pediatrisë në SHSKUK nuk ka asnjë fëmijë me emër të tillë të shtrirë. Artikulli Më 20.07.2024 është krijuar faqja në Facebook “Bashkohuni me ne për të shpëtuar Sofian Marin” (arkiva). “Vajza ime Sofia ka kaluar 27 seanca kimioterapie, por nuk po reagon më ndaj trajtimit. Ajo ka nevojë për terapinë CAR-T në SHBA, e cila përdor qelizat e saj imunitare për të luftuar kundër kancerit. Po kërkojmë mbështetje për të financuar këtë trajtim 🙏”- shkruan në këtë faqe. Kjo faqe ka 3 mijë e 500 ndjekës. Postimi është bërë në gjuhën shqipe, mirëpo nuk tregon vendbanimin e personit të sëmurë. Krypometër i ka kontrolluar të dhënat e faqes që e ka publikuar këtë postim dhe rezulton se e njëjta menaxhohet nga Portugalia. Kjo faqe e ka ndryshuar emrin më 23.10.2024, ndërsa më parë e kishte emrin “Alex- Gjithmonë i Fortë”. Krypometër kishte raportuar muaj më parë për një fushatë të rreme bamirësie për gjoja shërimin e Alexit dhe i njëjti postim ishte shpërndarë nga një faqe me emrin “Alex- Gjithmonë i Fortë”. Postimi i rremë për të kërkuar ndihmë për një fëmijë të sëmurë Në të gjitha publikimet e faqes “Bashkohuni me ne për të shpëtuar Sofian Marin” (arkiva) është një vajzë e vogël që pretendohet se e njëjta ka nevojë për shërim në SHBA. Postimi i fundit është bërë më 27.10.2024 (arkiva). Nga kjo faqe kërkohen më shumë se gjysmë milioni euro për shërimin e Sofias. “Nuk mund të qetësohem që kur dëgjova lajmet. Si të përballem me këtë? Koha është kaq e rëndësishme dhe mjekët thonë se nëse nuk shkojmë shpejt për trajtim në SHBA, do të humbasim Sofian. Kjo është një garë me kohën dhe duhet të veprojmë tani”- shkruan në këtë postim, madje aty është edhe një link për donacion. Aty është e publikuar edhe ueb-faqja with.hopeofheart.org/sofiaa (arkiva), në të cilën janë renditur donatorët që kanë dhuruar para për Sofian, ndërsa pretendohet se janë mbledhur më shumë se 90 mijë euro nga 597 mijë për shërimin e kësaj vajze. Të dhënat për donacionet e dhuruara deri më tani nuk mund të konfirmohen nëse janë reale apo të rreme. Krypometër ka kërkuar informacione nga Klinika e Pediatrisë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës- SHSKUK nëse ka ndonjë vajzë të shtrirë me të njëjtin emër. Të njëjtit e kanë konfirmuar se nuk ka fëmijë me emër të tillë të shtrirë në këtë repart. “Pacient me emrin Sofia Marin nga data 01.10 deri më 30.10 nuk kemi pasë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë”- ka thënë për Krypometër drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci. Krypometër përmes Google search ka gjetur se ky artikull është verifikuar edhe më herët nga verifikues të fakteve në botë. Index.hr është media që vepron në Zagreb të Kroacisë e kishte bërë verifikimin e këtij postimi më 27.10.2024 duke treguar se ishte shpërndarë një artikull në gjuhën kroate dhe i njëjti ishte i rremë. Edhe portali Telegraf.rs ka raportuar për një postim të ngjashëm në gjuhën serbe, i cili ishte mashtrim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software