About: http://data.cimple.eu/claim-review/964114f4224bcecca5eb7fbcce2166c5b56e8888f5261a08fb3cf08d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Loja e rrejshme për ‘dhurimin e një veture’ Deklarata Ekipi i @KIA DEALER bëri diçka të veçantë sot. Me krenari, ju njoftojmë se kemi dhuruar 3 vetura të reja KIA, ka mbetur edhe 1 veturë e re KIA për fatlumët Vlerësimi Rrenë Postimi “Ekipi i @KIA DEALER bëri diçka të veçantë sot. Me krenari, ju njoftojmë se kemi dhuruar 3 vetura të reja KIA, ka mbetur edhe 1 veturë e re KIA për fatlumët”- është i rremë. Faqja që e ka postuar këtë lojë shpërblyese nuk është përfaqësues i veturave KIA. Nga faqja zyrtare e ‘KIA Kosova’ kanë thënë, se nuk kanë bërë ndonjë postim të ngjashëm ‘për dhurimin e një veture’. Faqja ‘KIA’ Dealer’ (arkiva & arkiva) e cila e ka publikuar këtë postim, është hapur më 21.09.2024. Ndërkaq, faqja zyrtare ‘Kia Kosova’ është hapur më, 07.01.2014. Artikulli Më 03.11.2024, në Facebook, faqja ‘KIA’ Dealer’ (arkiva & arkiva) ka publikuar një fotografi të një veture të markës KIA. Të njëjtës i është vendosur mbishkrimi: “Ekipi i @KIA DEALER bëri diçka të veçantë sot. Me krenari ju njoftojmë se kemi dhuruar 3 vetura të reja KIA, ka mbetur edhe 1 veturë e re KIA për fatlumët”. Si shënim shtesë është potencuar: “Ky shërbim është menduar për ata që nuk kanë marrë kurrë një dhuratë nga ne më parë. Më pas krijohet një tërheqje e rastësishme në mënyrë që njerëzit të zgjedhin kutitë bazuar në numrat e tyre”. Ky postim ka marrë 17 shpërndarje, 57 komente dhe 32 reagime nga ana e lexuesëve. Faqja ‘KIA’ Dealer’ (arkiva & arkiva), e cila e ka publikuar këtë postim, është hapur më 21.09.2024. Ndërkaq, faqja zyrtare e “Kia Kosova” është hapur, më 07.01.2014. Krypometër ka kontrolluar faqen zyrtare të “KIA Kosova” në të cilën nuk është bërë asnjë postim i ngjashëm, ‘për dhurimin e ndonjë veture’. Krypometër i ka kontrolluar postimet e bëra, në faqen zyrtare të “KIA Kosova”. Aty, të gjitha postimet kanë të bëjnë me ‘ofertat për blerjen e veturave’ dhe ‘zbritjet e ofruara’ për raste të caktuara. Në një përgjigje për Krypometër, përfaqësues të KIA në Kosovë, bënë të ditur se ky postim është i rremë. “Nga stafi i ‘Kia Kosovës’, ne kemi dalur me post, në faqet tona zyrtare, se faqja e cekur me emrin ‘Kia Dealer’ është faqe e rreme”- thuhet nga ana e tyre. Përmes mjetit kërkues TinEye, Krypometër ka gjetur se, fotoja e përdorur në postimin e makinës së dekoruar, daton nga 08.06.2023 dhe është marrë nga gazeta ‘Themetrogazzette’.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software