About: http://data.cimple.eu/claim-review/9646767545466d8a4b19d29e1e7d4735275a485f5186693f49416dbe     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për përgatitjet e ushtrisë turke për sulmin në veri Deklarata “Ushtria turke para pregaditje për sulmin terrorist n veri t’Mitrovicës” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Ushtria turke para pregaditje për sulmin terrorist n veri t’Mitrovicës” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se pamja në këtë material nuk paraqet helikopterë të ushtrisë turke duke ushtruar, por është pamje nga një stërvitje e helikopterëve amerikanë “Apache”, të cilët nuk përdoren nga ushtria e Turqisë. Artikulli Më 26 tetor 2023, faqja mtrks 25 (arkiva) në TikTok ka publikuar një video mbi të cilën është vendosur përshkrimi “ushtria turke para pregaditje për sulmin terrorist n veri t’Mitrovicës”. Në videon që e përmban këtë përshkrim, shihen disa helikopterë ushtarakë duke bërë disa manovra në ajër dhe po ashtu tregohen nga afër pjesë të ndryshime të helikopterit. Me një kërkim në Google të fotografisë së helikopterit që shfaqet në këtë video, vërehet se helikopteri është i tipit “AH-64 Apache”. Sipas të dhënave të Boeing, ata i kanë dorëzuar për herë të parë Ushtrisë amerikane një helikopter “AH-64 Apache” në vitin 1984. Në faqen e Boeing thuhet se që nga viti 1984, ushtria e SHBA dhe kombet e tjera kanë marrë më shumë se 2,700 helikopterë sulmues AH-64 Apache. Klientët globalë të Boeing për Apache përfshijnë Egjiptin, Greqinë, Indinë, Indonezinë, Izraelin, Japoninë, Korenë, Kuvajtin, Holandën, Katarin, Arabinë Saudite, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë listë nuk është përmenduar edhe Turqia. Krypometri ka kontrolluar nëse kjo përmbajtje është publikuar nga ushtria e Turqisë. Duke përdorur makinat e kërkimit në video, Krypometër ka konstatuar se kjo video është shkëputur nga një video e publikuar me 17 tetor 2023 në TikTok në faqen X.militaryhistroy (arkiva). Në përshkrimin e saj thuhet se është helikopter i tipit “AH-64 Apache” dhe në video është vendosur simboli me flamurin amerikan bashkë me hashtags për ushtrinë amerikane. Sipas Boeing, prodhuesit të helikopterit “AH-64 Apache”, ai përfaqëson shtyllën kryesore të flotës së helikopterëve sulmues të Ushtrisë amerikane. Në videon 32-sekondëshe, mrks 25 ka shkruar se “ushtria turke parapërgatitje për sulmin terrorist në veri të Mitrovicës”. Ky pretendim është i rremë. Video është publikuar më 17 tetor 2023, apo gati një muaj pas sulmit të 24.09.2023 në Banjskë. KFOR-i, pjesë të të cilit janë edhe ushtarët turq, nuk kanë ndërhyrë gjatë sulmit në Banjskë e as edhe pas sulmit. “Protokolli është vendosur tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet”- kishte deklaruar Kurti për “Istraga.ba” më 28 shtator 2023. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një përgjigje për KALLXO.com më 4 tetor 2023, kishte deklaruar se mandati i tyre është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit, duke shtuar se kjo mbetet një përgjegjësi ekskluzive e Kosovës. “KFOR-i nuk kryen aktivitete për zbatimin e ligjit, të cilat janë e drejtë ekskluzive e Policisë së Kosovës dhe të monitoruara nga EULEX-i. KFOR-i është reaguesi i tretë ndaj incidenteve të sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, ose EULEX-it”- kishte thënë KFOR për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software