About: http://data.cimple.eu/claim-review/97089e3cdd464ff21b000b4b44760a93cc3af69576d7597679bfcfa2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se 9 persona janë vrarë në natën finale të Big Brother në Shqipëri Deklarata “Fitues u shpall Luiz Ejlli mirëpo kjo ngjarje sapo ndodhi, 9 persona sapo jan vrarë në..” Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Fitues u shpall Luiz Ejlli mirëpo kjo ngjarje sapo ndodhi, 9 persona sapo jan vrarë në..” ka përmbajtje të rreme. Nata finale e programit Big Brother Albania nuk ka asnjë ndërlidhje me vrasjen e 9 personave në Serbi. Në artikull nuk ka asnjë informacion për natën finale në Big Brother Albania. Në fotografinë e përdorur për të ilustruar artikullin, shihet një veturë e Policisë së Kosovës, gjë e cila i lë lexuesit të nënkuptojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. Artikulli Më 6 maj 2023 faqja e internetit “mërgimtari.net” ka publikuar një artikull me titull “Fitues u shpall Luiz Ejlli mirëpo kjo ngjarje sapo ndodhi, 9 persona sapo jan vrarë në..”. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në faqet e Facebook: “Shqiptarët në Diasporë” dhe “Dardania Press”. Edhe pse në titull përmendet nata finale e programit Big Brother Albania, në artikull nuk ka asnjë të dhënë për ngjarje me 9 presona të vrarë. Madje, në artikull nuk është argumentuar fakti që nata finale e BigBrother Albania është në çfarëdo forme e ndërlidhur me vrasjen e 9 personave. Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me vrasjen e nëntë personave në Beograd të cilët mbeten të vdekur më datë 3 maj pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”. Edhe pse vrasja kishte ndodhur 3 ditë para publikimit të lajmit e njëjta është paraqitur si lajm i fundit. Show televiziv në Shqipëri nuk ka ndërlidhje me ngjarjen ne Serbi. Në fotografinë e përdorur për të ilustruar artikullin, shihet një veturë e Policisë së Kosovës, gjë e cila i lë lexuesit të nënkuptojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. Faqja “Shqiptarët në Diasporë” ka 13 mijë ndjekës në Facebook ndërsa faqja “Dardania Press” ka 73 mijë ndjekës në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software