About: http://data.cimple.eu/claim-review/9724f88370bae092bae16858d1f9ab610fad7cb3cf90ad93ad11e3f4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nxjerrja nga konteksti e deklaratës së Thaçit Deklarata Thaçi: Unë nuk kam Kënduar kurrë Vlerësimi Me kos Përshkrimi i bërë në video “Thaçi: Unë nuk kam Kënduar kurrë” është i rremë. Ish-Presidenti i Kosovës kur e ka bërë këtë deklaratë ka thënë “Unë nuk kam kënduar kurrë tek Serbia”, pra ai nuk e ka mohuar se është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Artikulli Me 8 prill 2023, faqja e facebook-ut “Diaspora me Albinin” ka publikuar një video me titull “Thaçi: Unë nuk kam Kënduar kurrë. Prokurori: Hashim Thaçi erdhi disa herë Fshehurazi për Te dhen Deklarata”. Faqja ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tashmë po gjykohet në Hagë me akuza për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në pjesën e videos së parë, ish-presidenti në emisioni “Debat Plus” kishte komentuar një deklaratë të Albin Kurtit në lidhje me Gjykatën Speciale, në të cilën thoshte se “Thaçi ka kënduar si bilbil në Gjykatën Speciale katër ditë”. Thaçi duke komentuar këtë deklaratë kishte thënë se nuk ka kënduar kurrë në Serbi. “Unë nuk kam kënduar kurrë tek Serbia”, ka thënë Thaçi. E kur është pyetur nëse Kurti ka kënduar tek Serbia, Thaçi ka thënë “disa herë. Kendon edhe sot”. Ndërsa në pjesën e dytë të videos është paraqitur një deklaratë e Alex Whiting, prokuror në Prokurorinë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, i cili ka treguar se Thaçi është intervistuar disa herë në Hagë. “I pandehuri “Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista” në SPO”- ka thënë Whiting në gjykatë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software