About: http://data.cimple.eu/claim-review/9732e1cdff88a549aba47285bf952524e7599065f49c98bdbd23a38e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për shpërndarjen e mjeteve të Trustit Deklarata Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit” nuk ishte i saktë në kohën kur është shpërndarë. Artikulli është shpërndarë më 22 janar 2023, apo tri ditë pasi Kuvendi ka vendosur përfundimisht që mos të miratojë ligjin që mundëson tërheqjen e kursimeve pensionale. Ri-publikimi i tij tri ditë më vonë mund t’i lajthitë lexuesit se gjoja ka një iniciativë të re për tërheqjen e kursimeve pensionale. Artikulli Më 22 janar 2023 faqja “Shqip Lajme” ka shpërndarë në Facebook një shkrim me titull “Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit”. I njëjti lajm është rishpërndarë edhe në disa faqe tjera, tri ditë pasi ligji që mundëson tërheqjen e kursimeve pensionale nuk është miratuar në seancën e Kuvendit të Kosovës. Lajmi me po këtë titull është rishpërndarë në Gazeta 1, Shqip Lajme, Flash News Albania, Telegrami, Info Sot, Gazeta 24, Global Lajm, Lajme Online, Shqiptarët 24, Alb Lajm, Lajme Flash, News, Indeksi Shqip Brenda shkrimit thuhet vetëm se projektligji për tërheqje të mjeteve nga trusti pensional do jetë pikë diskutimi në Kuvendin e Kosovës më 19 janar 2022. Gjatë seancës së Kuvendit më 19 janar nuk është miratuar Projektligji për Trustin, i cili parasheh tërheqjen e deri në 30% të mjeteve nga Fondi Pensional (Trusti). 97 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 42 ishin për (tërheqjen e mjeteve nga Trusti), 55 kundër dhe asnjë abstenim. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka rekomanduar miratimin e Projektligjit për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit nga qytetarët që kanë kursime pensionale. Interesimi i qytetarëve për lajme të tilla është po ashtu i lartë për shkak të krizës me ngritjen e përgjithshme të çmimeve kohëve të fundit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software