About: http://data.cimple.eu/claim-review/974d727f4df400940a3fa1189a911be23941d1cf62ecfd07bcd7f674     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alarmin i rremë për ata që kanë vizituar Stambollin Deklarata Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent”! Çfarë po ndodh në Turqi? Vlerësimi Rrenë Titulli i këtij lajmi “Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent”! Çfarë po ndodh në Turqi?” është i rremë. Ky titull përveç që është i rremë shkakton panikë tek qytetarët që janë aktualisht në Stamboll dhe në Turqi. Në titull nuk është sqaruar se bëhet fjalë për një thirrje të bërë nga Qeveria e Izraelit, duke shkaktuar panikë edhe tek qytetarët e Kosovës. Artikulli Në ueb-faqen lajmet.news336media është publikuar një artikull me titullin “Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent”! Çfarë po ndodh në Turqi?”. Titulli i lajmit është i rremë dhe sepse lë të nënkuptohet se kjo thirrje i adresohet gjithë botës që kushdo që është në Stamboll të kthehet. Ndërkaq në përmbajtje të tekstit thuhet që kjo thirrje i është bërë izraelitëve nga ministri i Jashtëm Izraelit, Yair Lapid. Ministri i Jashtëm, Yair Lapid ju ka bërë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll dhe për ata që po qëndrojnë aty, Lapid ju ka kërkuar që të kthehen në Izrael, raporton Reuters. “Ju bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur,” ka thënë Lapid në një deklaratë televizive. Kjo deklaratë e Lapid erdhi pasi, izraelitët kërcënoheshin nga iranianët, pasi këta të fundit bënin përpjekje që t’i vrasin ose rrëmbejnë izraelitët që janë në pushime në Turqi. “Këto kërcënime terroriste kanë për qëllim pushimin e izraelitëve. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata,” ka thënë ai. Turqia është një destinacion turistik për izraelitët. Të dy vendet kanë përmirësuar lidhjet e tyre pas më shumë se një dekade marrëdhëniesh të tensionuara.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software