About: http://data.cimple.eu/claim-review/974ef1181bf78aaf38e63dbbd49bb09b2887c70b08bee8e5071bd6ea     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rremë që i mveshet ministrit Faton Peci Deklarata Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë Vlerësimi Rrenë Përmbajtja “Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë” është e rreme. Burime zyrtare kanë konfirmuar për Krypometrin se Faton Peci nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Postimet origjinale të mesazheve të Faton Pecit nuk kanë këtë përmbajtje. Artikulli Më 3 shtator 2023, në grupin e Facebook-ut VETËVENDOSJE! , llogaria me emër Ballist Gollakut, ka publikuar një fotografi në të cilën shihen ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe gazetari Baton Haxhiu. Ndërsa mesazhi që e shoqëron fotografinë është “Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë”. Faqja pretendon se një deklaratë e tillë është thënë nga ministri Faton Peci. Krypometri ka kontaktuar me shefen e kabinetit të ministrit, Flutura Mustafa- Pllana, e cila thotë se një deklaratë të tillë, Peci as nuk e ka thënë as shkruar. “Ministri Faton Peci është figurë me integritet e virtyte të larta njerëzore andaj edhe një gjuhë e tillë si e shkruar apo edhe e thënë nuk vjen në shprehje nga ana e tij”- ka deklaruar Mustafa-Pllana për Krypometrin në një deklaratë me datë 04/09/2023. Krypometri ka konstatuar se përmbajtja është manipuluar pasi ilustrimi origjinal është prodhuar nga faqja KosovaNews, dhe është publikuar me datë 1 shtator 2023. Ky ilustrim përmbante deklaratën e ministrit Faton Peci. Në deklaratën në origjinal, ministri Faton Peci i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodhë shtyrja e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”. Ministri në Facebook ka shkruar se vreri të cilin e ka zbrazur Baton Haxhiu ndaj presidentes Osmani “është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur e mbanin [Baton Haxhiun] si pëllumb”. Peci ka thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë dhe aleatët e Kosovës se sa Vjosa Osmani.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software