About: http://data.cimple.eu/claim-review/978f230a17396a28bbd789f5658184b737283e1c671d1fd3381a3f1f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Monumenti i Skënderbeut në Shkup. Foto: Kallxo.com Rrena se Skënderbeu është vepër e Rusisë Deklarata Ky eshte RUS. Rusia e beri Shqiperin me shume gjera. Nje prej tyre eshte Skenderbeu. Vlerësimi Me kos Aktori në fotografi, i cili ka luajtur rolin e Skënderbeut në filmin “Skënderbeu- Luftëtari i math (madh) i Shqipërisë” është aktori Gjeorgjian, Akaki Horava (Akaki Khorava). Filmi është realizuar në vitin 1953, nga studiot filmike “Mosfilm” nga Moska (ish-Bashkimi Sovjetik) dhe Kinostudoioja “Shqipëria e re” e Tiranës- Shqipëri. Filmi është xhiruar nga një kastë kineastësh-aktorësh shqiptarë dhe sovjetikë. Kineastë e historianë kosovarë kanë thënë për Krypometër se Horave ishe Gjeorgjian dhe filmi për Skënderbeun është xhiruar në kuadër të bashkëpunimit të atëhershëm mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka qenë shqiptar, pra arbër. Artikulli Më 17 janar 2024 faqja e Facebook- ut “Alternativa Arnaute” postoi një fotografi (arkiva) të marrë nga filmi “Skënderbeu”, me portretin e aktorit Akaki Horava (Akaki Khorava), me mbishkrimin “Ky eshte RUS. Rusia e beri Shqiperin me shume gjera. Nje prej tyre eshte Skenderbeu”. Filmi “Skënderbeu-Luftëtari i math i Shqipërisë” është xhiruar në vitin 1953. Në kohën kur është xhiruar, Rusia ishte njëra ndër republikat që përbënin Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) me kryeqytet Moskën. Në atë kohë, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me BRSS-në, por kjo marrëdhënie u shkëput më 1961. BRSS u shpërbë në vitin 1991 dhe të gjithë shtetasit e tij deri atëherë njiheshin apo identifikoheshin si sovjetikë, jo sipas etnisë. Krypometër, përmes kërkimeve në Google, ka gjetur se Akaki Khorava (1895-1975) ka lindur dhe ka vdekur në Gjeorgji, e cila ishte pjesë e Perandorisë ruse dhe pas vitit 1917 e BRSS-së. Regjisori Ben Apolloni ka thënë se aktori që e ka luajtur rolin e Skënderbeut në film është gjeorgjian. “Propaganda anti-Skënderbe vazhdon dhe sidomos në përvjetor, e në data të rëndësishme historike për shqiptarët. Aktori që e ka intepretuar Skënderbeun në film është Gjeorgjian, ka lindur dhe ka vdekur në Gjeorgji”- ka thënë Apolloni. Historiani Selver Islamaj ka thënë për Krypometër se aktori Akaki Horava është nga Gjeorgjia dhe ka qenë shtetas i Federatës Sovjetike. “Këtu ka ndodhur ngatërrimi i origjinës dhe etnisë së tij. Duke pasur parasysh që Gjeorgjia ka kulturë të lashtë, figura e Skënderbeut ka pas përfaqësim të dinjitetshëm, pasi që ky popull nuk ka pasë ndonjëherë në histori një armiqësi me shqiptarët.”- ka thënë ai. Ndërkaq, historiani Bedri Muhadri thotë se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka qenë shqiptar, pra Arbër. “Të gjitha dëshmitë, të gjithë historianët e dëshmuar por edhe personalitete të njohura shqiptare e europiane të kohës dëshmojnë se Skënderbeu ishte shqiptar- arbër”- ka thënë Muhadri për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software