About: http://data.cimple.eu/claim-review/98d465c4ece33f73cbba90478e0d026058411935385a6b907f8b9a80     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Donika Kadaj - Bujupi - FOTO KALLXO - ARKIV Kadaj-Bujupi ndërron qëndrimin për tarifën 100% Deklarata Kjo tema e reciprocitetit është përpjekje me eskivu prej asaj që e dimë të gjithë. Serbia ka pasë një treg prej 600 milionë euro, kurse Kosova 60 milionë euro. Normal që Serbia pranon reciprocitet. Çka fiton Kosova me reciprocitet?” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Donika Kadaj Bujupi ka ndërruar qëndrim sa i përket tarifës 100%. Në muajin mars ajo mendonte që Kosova duhet të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, pasi taksa nuk mjaftonte. Por, tash Kadaj Bujupi thotë se Serbia e dëshiron reciprocitetin. Madje ka pyetur se çka na duhet reciprociteti. Artikulli Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD, Donika Kadaj Bujupi, ka ndërruar qëndrimin për masat që duhet të ndërmerren ndaj Serbisë. Në DebatPernime, ish deputetja e Vetëvendosjes duke folur për tarifën dhe reciprocitetin me Serbinë, u shpreh se “Serbia normalisht që pranon reciprocitet”. Madje ajo pyet se çka i duhet Kosovës reciprociteti. “Kjo tema e reciprocitetit është përpjekje me eskivu prej asaj që e dimë të gjithë. Serbia ka pasë një treg prej 600 milionë euro, kurse Kosova 60 milionë euro. Normal që Serbia pranon reciprocitet. Çka fiton Kosova me reciprocitet?”, tha Donika Kadaj në DebatPernime. Mirëpo, para disa muajve, Donika Kadaj kishte kërkuar reciprocitet. Në një intervistë dhënë për Koha.net, Kadaj kishte kërkuar recirpocitet të plotë me Serbinë. Kadaj Bujupi në atë kohë kishte vlerësuar se tarifa prej 100% është e panevojshme. “Personalisht, konsideroj se taksa madje është e pamjaftueshme në raport me veprimet e Serbisë dhe Kosova duhet të ushtrojë reciprocitet të plotë deri në embargo, me secilin vend madje, që është kaq destruktiv dhe vazhdon me politika dëmtuese ndaj vendit tonë”, kishte thënë Kadaj Bujupi në mars të këtij viti. Debatin mund ta ndiqni këtu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software