schema:text
| - Titull i rremë për deklaratën e Angela Merkelit
Deklarata
Merkel Dridh Ballkanin Me Mesazhin E Papritur Qe I Dergoi Albin Kurtit
Vlerësimi
Rrenë
Titulli është i rremë. Teksti në lajm është i vjetër. Një telegram urimi i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, pas ri-zgjedhjes në pozitën e kryeministrit të Kosovës, të Albin Kurtit, është përdorur për të krijuar në titull të rremë. Letra e Merkelit për Kurtin është thjesht një telegram urimi, në të cilën Merkel ishte fokusuar për vëmendjen ndaj pendemisë, synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, si dhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ky telegram urimi nuk ka ‘dridhur’ Ballkanin dhe nuk ka pasur ndonjë mesazh të papritur për Kurtin.
Artikulli
Faqja në internet me emrin Lajme.buzz ka publikuar një lajm, duke pretenduar se Angela Merkel ‘ka dridhur Ballkanin’ me një mesazh ‘të pa pritur’ për Albin Kurtin.
Lajmi është shpërndarë të premten me 12 gusht 2022 në Facebook nga faqja Lajme Buzz. Ndërsa më herët në muajin janar i njejti artikull është shpërndarë edhe në faqet tjera si: Ich Bin Albaner, Der Albaner +, Der Albaner, Der Kosova Albaner, Gazeta Atdheu, Info Globale, Video Interesante, Atdheu.net, Janina Press.
Krypometri ka vlerësuar se në kohën e publikimit titulli është i rremë për shkak se nuk bëhet fjalë për mesazh i cili ka dridhur ballkanin e as për një mesazh të papritur.
Gjurmimi i deklaratës ka treguar se në këtë rast bëhet fjalë për lajm të vjetër i cili raporton për mesazhin që ish-kancelarja Merkel i ka dërguar Kurtit në kohën kur ai u bë kryeministër dy vite më parë.
Analizimi i përmbajtjes tregon se në tekst është përdorur një telegram urimi i ish kancelares gjermane Angela Merkel, që ia kishte dërguar Albin Kurtit, pasi ky i fundit ishte rizgjedhur kryeministër i Kosovës për herë të dytë.
Letra e Merkelit është thjesht një telegram urimi, në të cilën Merkel ishte fokusuar për vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19, synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, si dhe çështjen e dialogut me Serbinë.
Ky telegram urimi nuk ka ‘dridhur’ Ballkanin dhe nuk ka pasur asnjë mesazh të ‘papritur’ për Kurtin.
Publikuesi i informacionit nuk e ka mbështetur konstatimin e ‘dridhjes së ballkanit’ me asnjë fakt.
Prandaj, titulli konsiderohet i rremë dhe teksti brenda i vjetër.
|