About: http://data.cimple.eu/claim-review/993ec315625088bda33128143b24df27f04f61057df253c8acadb757     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku shihen disa nxënës dhe një person i rritur tek sa japin përshëndetje ushtarake me flamurin e Turqisë. Rrena e arsimtarit nga Prizreni për arsyet e fotografisë me përshëndetje ushtarake Deklarata Me datë 13.10.2019 me nxënësit e mi patëm orë të edukatës fizike dhe pas përjetimeve për kualifikimin e ekipit të Turqisë në ‘Euro 2020’ edhe nxënësit e mi kërkuan nga unë që të bëjnë gjestin e njëjtë si lojtarët e Turqisë pasi që edhe ata fituan ndeshjen e tyre. Vlerësimi Rrenë Turqia nuk është kualifikuar ende për në kampionatin evropian. Turqisë i duhet të luajë edhe dy ndeshje tjera, për të marrë pikë të mjaftueshme për të siguruar kualifikimin për në europian. Momentalisht Turqia është në pozitën e parë, me pikë të njëjta me Francën, por vetëm 4 pikë larg vendit të tretë që është Islanda. Turqia shumë lehtë mund të mos kualifikohet nëse në dy ndeshje e radhës nuk merr pikët e mjaftueshme. Përveç kësaj, Poashtu, postimi i fotografisë është bërë me datën 13.10.2019, që i bie një ditë para ndeshjes me Francën, kur kualifikimi i Turqisë në evropian ishte edhe më larg. Artikulli Fotografia e një mësuesit nga Prizreni së bashkë me disa fëmijë të tjerë duke bërë përshëndetje ushtarake ka nxitur reagime të shumta në opinionin kosovar. Përshëndetja ushtarake u bë simbol i ditëve të fundit për të nderuar ofensivën ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në Siri. Pas shpërndarjes së kësaj fotografie, përveç reagimit të shoqërisë civile e mediave, kanë reaguar edhe Inspektorati i Arsimit, komuna e Prizrenit dhe Ministria e Arsimit. Mësuesi Selver Shantir ishte arsyetuar para inspektoratit të arsimit se fotografia e tillë u ishte kërkuar nga nxënësit. Ai thotë se kjo fotografi ishte bërë pas kualifikimit të Turqisë për në Kampionatin Evropian të vitit 2020. “Me datë 13 . 10. 2019 me nxënësit e mi patëm orë të edukatës fizike dhe pas përjetimeve për kualifikimin e ekipit të Turqisë në ‘Euro 2020’ edhe nxënësit e mi kërkuan nga unë që të bëjnë gjestin e njëjtë si lojtarët e Turqisë pasi që edhe ata fituan ndeshjen e tyre. Por, fotografia ime është përdorur sidomos nga disa persona dashakeq që të bëjnë përçarje në shkollën tonë e postimin tim e kanë lidhur me ngjarjen në Prishtinë, por që kjo me ne nuk ka të bëjë fare. Asnjëherë nuk kam pasur qëllim që dikujt apo dikë ta poshtëroj apo ta ofendoj në çfarëdo baze qoftë nacionale, fetare apo racore”, ka thënë Shantir, ka raportuar KTV. Mirëpo, ajo çfarë ka deklaruar arsimtari Shantir nuk qëndron. Kombëtarja e Turqisë në futboll, por as tifozët e saj nuk ka pasë nevojë për festë kualifikimi në evropian, pasi që kjo nuk ka ndodhur ende. Turqia renditet në vendin e parë në grupin H, mirëpo ende nuk e ka siguruar kualifikimin në kampionatin evropian 2020, siç është arsyetuar profesori Shantir. Turqia ka 19 pikë bashkë me Francën që renditet e dyta. Ndërsa Islanda radhitet e treta me 15 pikë. Në rast se Turqia humb ndaj Islandës dhe kjo e fundit fiton poashtu edhe ndaj Moldavisë, merr 21 pikë. Poashtu, sipas arsyetimit të profesorit, postimi i fotografisë është bërë me datën 13.10.2019, që i bie një ditë para ndeshjes me Francën, kur kualifikimi i Turqisë në evropian ishte edhe më larg. Më datë 14 tetor, Turqi ishte ndeshur me Francën ku i kishin ndarë pikët pas barazimit. Pas ndeshjes me Shqipërinë, ku Turqia vendase shënoi fitore në minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët turq në fushë festuar golin dhe fitoren me përshëndetje ushtarake, duke përshëndetur ofensivën turke ndaj kurdëve të Sirisë. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software