About: http://data.cimple.eu/claim-review/99d1ef9001bdd2c7f5377b8cd6cc7dc79ce991eefb99042cb1a68795     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se sheqeri e qepa shërojnë mushkëritë Deklarata Mushkritë shërohen me përzierjen e ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e 2 limona Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Mushkritë shërohen me përzierjen e ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e 2 limona është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me profesionistë shëndetësor se përzierja e këtyre preparateve nuk është pjesë e protokolleve shëndetësore. Artikulli Faqja në Facebook “Liria ka Emër” (Arkiva)ka shprëndarë një material me titullin “MUSHKËRITË DO TI KENI SI 20 VJEÇ JU DUHEN VETËM 5 PËRBËRËS QË ÇDO SHQIPTAR I KA NË SHTËPI..!”. Ky material shprëndanë një artikull të ueb faqen xnews7.com, i cili në përmbajtjen e tij pretendon si në vijim: “Doni t’i keni mushkëritë si 20 vjeç përdorni, ju duhen vetëm 5 përbërës që çdo shqiptar i ka në shtëpi dhe ja si ta përdorni….”- duke pohuar se këta përbërës shërojnë astmën, bronkitin, kollën dhe çrregullimet të tjera të mushkërive. Krypometri ka kontrolluar prëmbajtjen e cila shpërndan një recepturë sipas së cilës mushkëritë shërohen duke kombinuar ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e2 limona. Krypometër ka verifikuar nëse kjo recetë është në protokollin mjekësor dhe nëse rekomandohet nga mjekët pulmologë për shërimin e sëmundjeve të mushkërive. Krypometër ka kontaktuar me pulmologun Shpëtim Thaçin për të parë nëse rekomandon ndonjë nga këta përbërës për shërimin e mushkërive. Në një përgjigje të datës 25/10/2023, Thaçi tha se nuk rekomandon përbërës shtëpiak dhe se rekomandon terapi të bazuar në të dhëna shkencore. “Ne si profesionistë mjekësor ordinojmë terapi të bazuar në të dhëna shkencore dhe protokolle të mjekimit varësisht nga sëmundjet e organeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe mushkëritë në këtë rast”- ka thënë Thaçi për Krypometër. Ndërsa pulmologu tjetër, Flamur Marku, ka thënë për Krypometër se nuk rekomandon përbërës shtëpiak për sëmundjet e mushkërive. “Unë nuk rekomandoj këta përbërës pa u bërë analiza laboratorike dhe për këtë nuk kemi ndonjë të dhënë shkencore që e mbështetë lehtësimin e sëmundjes”- tha Marku në përgjigje të datës 25/10/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software