About: http://data.cimple.eu/claim-review/99d23a8962c28395809f03ecb60b1521541c97e4a585b3586eb2cd12     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postime të rreme për sëmundjen të prostatës në emër të institucioneve të Kosovës Deklarata Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç? Po Jo Vlerësimi Rrenë Postimi “Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç? Po Jo”- është i rremë. Institucionet shëndetësore në Kosovë nuk kanë bërë ndonjë postim për shërim të prostatitit për vetëm një javë, ka thënë Egzon Azemi nga ministria e Shëndetësisë. Rinor Derivishi, i cili ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokoleve të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore. Azemi ka thënë se prostata mund të trajtohet me barna, mirëpo nëse infeksioni është më i madh atëherë ka raste kur kërkohet edhe intervenim kirugjik. Artikulli Më 26.12.2024 faqja në Facebook ‘3rd Estate’ (arkiva) ka publikuar një informacion lidhur me shërimin e prostatës, e të cilit i ka bashkangjitur edhe flamurin e Republikës së Kosovës. “Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç? Po Jo”- shkruan në info grafikën e publikuar e të cilës i është bashkangjitur edhe flamuri i Republikës së Kosovës. “Për të mësuar më shumë, klikoni këtu”- shkruan në linkun që pretendohet se është publikuar emri i produktit që shëron prostatitin, mirëpo kur klikohet i njëjti të dërgon tek ueb faqja ‘fun-dm.info’, e cila nuk ka të publikuar asgjë. Për të verifikuar nëse institucionet e shëndetësisë në Kosovë kanë të bëjnë diçka me këtë lajm, Krypometër ka kontaktuar me Egzon Azemin, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai ka konfirmuar për Krypometër se kjo është dezinformatë dhe se të njëjtit nuk kanë të bëjnë asgjë lidhur me këtë postim. “Ky është një postim i rremë dhe nuk ka të bëjë asgjë me ministrinë e Shëndetësisë”- ka thënë Azemi. Krypometër ka kontaktuar me urologun Rinor Derivishi, i cili ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokoleve të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore. Ai ka thënë se kur prostata ka infeksion, ajo mund të trajtohet me barna, mirëpo kur infeksion rritet atëherë duhet trajtim tjetër. “Prostata nëse është e infektuar, por jo e rritur, mund të trajtohet me barna. Në momentin që rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi ku kanë disa metoda prej më pak invazive në ato me operacion të hapur.”- ka thënë urologu Rinor Dervishi. Krypometër ka kontaktuar edhe me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizim të marketingut nga Agjensioni Kosovar për Produkte Pajisje Medicinale (AKPPM), si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software