About: http://data.cimple.eu/claim-review/9a1f531ab1d208d4a5c8824392d96d93de770744f47ab7201105914e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë me fotografinë e Avdulla Hotit Deklarata Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se Avdulla Hoti nuk kishte koalicion me PDK-në e poashtu nuk ka një fotografi me Goran Rakiq kur ai i ngritë tre gishta. Artikulli Faqja DIASPORA@SHQIPTARE ka shpërndarë një material me mbishkrimin Sa Për PËRKUJTIM… Materiali shpërfaqë disa fotografi në të cilat shihet ish-kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti duke shtrënguar duart me ish zv kryeministrin Goran Rakiq. Në fotografi Hoti shpërfaqet duke ngritur dy gishta ndërsa Rakiq duke ngritur tre gishta. Materiali është i shoqëruar nga një kolonë zanore e ish kryetarit të kuvendit Kadri Veseli. Krypometër ka kontrolluar nëse përmbajtja e transmetuar nga kjo video është e vërtetë. Në material është shpërfaqur mbishkrimi “Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK”. Krypometër ka kontrolluar dhe ka verifikuar se Qeveria Hoti nuk ishte zgjedhur në koalicion me PDK-në dhe gjatë qeverisjes Hoti PDK ishte në opozitë. Në procesverbalin e Kuvendit të Kosovës të publikuar në ditën e zgjedhjes së Hotit si Kryeministër dërshmohet se ai nuk ka në kabinetin e tij asnjë zyrtar të PDK-së. Krypometër ka kontrolluar edhe nëse fotografia e cila ilustron materialin është e vërtetë. Në kontrollin me makinat e kërkimit në Google fotografia nuk është gjetur dikun e publikuar ndërsa nga pamja fotografia shihet qartë se ka gjurmë të fabrikimit dhe montazhës. Për të verifikuar nëse një fotografi e tillë është shkrepur, Krypometër më datë 28/10/2023 ka kontaktuar me Sibel Halimin, zëdhënsen e LDK-së. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdulla Hoti, nuk ka një fotografi të tillë me Goran Rakiq”- ka thënë Halimi për Krypometrin. Krypometri ka verifikuar edhe nëse kolona zanore e Kadri Veselit është mesazh i drejtuar gjatë qeversjes Hoti. Të dhënat tregojnë se deklarata e Veselit ishte dhënë në muajin mars 2020 në kohën kur Avdulla Hoti nuk ishte kryeministër i vendit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software