About: http://data.cimple.eu/claim-review/9aa92a498257f295d92c22954059a9c1860fb77cef62382720d1a359     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli dhe fotografia për ‘urdhërin’ e Britanisë së Madhe Deklarata “Britania e Madhe “blindon” Shqipërine dhe Kosovën/ Kërcënimi rus, ministrja britanike: Të dërgohen armë edhe në Ballkanin Perëndimor!” Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Në kohën kur ky informacion është shpërndarë, pra në tetor 2022, Boris Johnson nuk ka pasur pozitë udhëheqëse në qeverinë britanike. Në titull thuhet se “Britania e Madhe ‘blindon’ Shqipërinë dhe Kosovën”, ndërsa në artikull nuk është dhënë ndonjë detaj që këto dy shtete kanë pranuar armatim nga Britania. Në përmbajtje citohet Lizz Truss, por si sekretare e Jashtme e Britanisë së Madhe. Por në fakt, ajo nuk ka urdhëruar që të blindohen Kosova e Shqipëria, por ka propozuar që ketë kujdes edhe ndaj vendeve tjera që mund të jenë të rrezikuara nga Rusia. Që nga 5 shtatori 2022, ish ministrja Lizz është kryeministre e Britanisë së Madhe. Artikulli Më 11 tetor 2022, në faqen e internetit “news426media.com” është publikuar një informacion me titullin “Britania e Madhe “blindon” Shqipërine dhe Kosovën/ Kërcënimi rus, ministrja britanike: Të dërgohen armë edhe në Ballkanin Perëndimor!” E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut: Informohu Shqip, Alb Info, Mergata Shqiptare me datën 11 tetor 2022. Ky informacion për herë të parë ishte publikuar më 28 prillit 2022. Ndërsa, në muajin korrik të vitit 2022, ishte shpërndarë në faqen e Facebook-ut Pamfleti.com. Kurse, më 19 korrik 2022 e kishte shpërndarë faqja e internetit “fakte.buzz”, por me titullin “Kërcënimi rus, ministrja britanike: Të dërgohen armë edhe në Ballkanin Perëndimor!” Në të dy faqet e internetit, artikulli është ilustruar me një fotografi, në të cilën shihet ish-kryeministrit të Mbretërisë së Madhe, Boris Johnson. Derisa, ish-ministrja britanike, Lizz Truss, kishte folur për gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, në titull është vendosur vetëm emri i Shqipërisë dhe Kosovës. Që nga 5 shtatori 2022, ish ministrja Lizz është emëruar kryeministre e Britanisë së Madhe. Në përmbajtje citohet Lizz Truss, por si sekretare e Jashtme e Britanisë së Madhe. Por në fakt, ajo nuk ka urdhëruar që të blindohen Kosova e Shqipëria, por ka propozuar që ketë kujdes edhe ndaj vendeve tjera që mund të jenë të rrezikuara nga Rusia. Ish-sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, në një fjalim që mbajti në Londër më 28 prill 2022, tha se vendi i saj dhe aleatët perëndimorë, përveç Ukrainës, duhet të orientohen edhe drejt vendeve të tjera që mund të jenë të rrezikuara nga Rusia, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software