About: http://data.cimple.eu/claim-review/9bf85cb64cb6bc691987ba397f2b76c59af4351e4f1db94ac5a68b5c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se FSK është pajisur me armatim të prodhuar në Suedi Deklarata Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR” është i rremë. Ministria e Mbrojtjes thotë se FSK-ja nuk posedon sistemin “Carl Gustav”. Kosova ka vendosë të blejë sistemin e raketave Javelin, i cili prodhohet në SHBA dhe i njëjti përdoret edhe nga ushtria amerikane dhe trupat detare të saj. Artikulli Më datë 24.03.2024, në grupin në Facebook ‘DIASPORAmeALBININ’ (arkiva) është publikuar një fotografi e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ia mbuluar fytyrën me një armë në duar. Mbi fotografi është vendosur mbishkrimi “Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR”. I njëjti postim është bërë edhe në faqen në Facebook, ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva). Krypometri ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nëse FSK-ja posedon këtë lloj të armatimit, si pretendohet në fotografi e përshkrim. Maqedonci ka thënë se FSK-ja ka disa sisteme të tjera të armatimit. “Jo, janë do sisteme tjera nga Gjermania, Turqia dhe SHBA (Javelin), por jo Carl Gustav. Në fakt, e kemi pasë një ndër opsionet për blerje të këtij sistemi, por këtë sistem, pra ‘Carl Gustav’, nuk e kemi specifikisht”- ka thënë Maqedonci për Krypometër. Më 11.01.2024, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte konfirmuar se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”. “Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar kërkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA”– tha Maqedonci. Ai më pas, më 12/02/2024, sqaroi se ka përfunduar periudha 30-ditore (arkiva) e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, e se tashmë është hapur rruga që të vazhdohet me hapat e tjerë. Raketat Javelin u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj. Në faqet në Facebook dhe Tiktok janë publikuar disa video të armëve me pretendimet se të njëjtat i posedon Ushtria e Kosovës, mirëpo kjo ishte mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software