Rrena për arrestimin e Putinit
Deklarata
Desht zoti Lajm i sakt qe esht Arrestu ky kriminel
Vlerësimi
Rrenë
Informacioni për arrestimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është i rremë. Edhe përshkrimi “desht zoti Lajm i sakt qe esht Arrestu ky kriminel”, është i rremë, pasi që fotografitë që paraqesin arrestimin e Putinit janë fiktive dhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.
Artikulli
Më 27 mars 2023, faqja në Facebook “Bashkatdhetarët në Diasporë nga të gjitha trojet Shqiptare” ka shpërndarë një lajm për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në përshkrim të këtij lajmi është shkruar “Desht zoti Lajm i sakt qe esht Arrestu ky kriminel”.
Ky përshkrim përmban informacion të rremë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është arrestuar.
Kjo faqe ka shpërndarë një lajm të portalit “Top Channel”, në të cilin është shpjeguar se fotografitë që paraqesin arrestimin e Putinit janë fiktive dhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.
“Të bëra nga Inteligjenca Artificiale, këto foto që po qarkullojnë në internet janë bërë mjaft virale dhe na vërtetojnë edhe një herë se teknologjia ditët e sotme po shkon përtej çdo imagjinate”- thuhet në lajm.